Amnistia nga Vetingu pas
dorëheqjes, politika: E ligjshme

Amnistia nga Vetingu pas<br />dorëheqjes, politika: E ligjshme<br>
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë Vetingun për gjyqtarin Besnik Imeraj pasi ky i fundit dha dorëheqjen, rrezikon të kthehet në një precedent për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që mund të dorëhiqen në vijim, ose për ata që janë dorëhequr, si Adriatik Llalla. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, demokrati Enkelejd Alibeaj, dha një propozim tjetër. “Ka një propozim nga eksperti Bardhi dhe unë mendoj që duhet ta diskutojmë.

Meqë edhe së fundmi ka disa raste dorëheqjesh dhe ka një debat nëse duhet apo ju tu ndërpritet Vetingu, unë mendoj që nuk është e këshillueshme që të ketë amnisti të tillë, por meqë ka një diskutim, le tu dërgojmë një letër edhe tre organeve të Vetingut, edhe ONM-së për t;i pyetur nëse duhet ta ribëjmë ligjin e Vetingut, duke marrë në konsideratë edhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”, shprehet Enkelejd Alibeaj.

Report TV e pyeti numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëse PS e konsideronte apo jo korrekte ndërprerjen e kontrollit pas dorëheqjes, por Balla ju shmang pyetjes. “Unë sot këtu jam në cilësinë e bashkëkryetarit të komitetit të stabilizim asociimit dhe për ju lajmi sot është se kemi dalë me një rezolutë të përbashkët”, tha Balla.

Kjo amnisti mund të zhgënjejë opinionin publik, por palët politike duket se e prisnin një praktikë të tillë. Ata nuk pranojnë të flasin për kamerat, por jashtë mikrofonit, PS, PD dhe LSI tha për Report TV se dorëheqjet përmbushin qëllimin e ligjit të rivlerësimit. “Qëllimi final i ligjit të Vetingut është që të nxjerrë jashtë sistemit prokurorët e gjyqtarët e korruptuar.

Nëse ata dorëhiqen, janë larguar nga sistemi, pra qëllimi i ligjit është përmbushur”,-thotë një socialist. Për demokratët pranimi i dorëheqjes është kushtetuese, dhe Vetingu nuk ka qëllim të dërgojë njeri në burg, pasi këtë e mundësojnë organe të tjera.

Për LSI-në juridikisht ndërprerja e kontrollit është juridikisht korrekt, por moralisht është proces i kontestueshëm. Pavarësisht se politika duket e kënaqur me rezultatet e Vetingut, ambasadori amerikan duket se nuk mjaftohet me vetë largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve të hënën ju kujtoi se mund ti shpëtojnë Vetingut, por jo ndjekjes penale për abuzimet e tyre.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024