Amnistia Penale, Alibeaj i prerë: Propozimet tona nuk u përfshinë, e votojmë projektligjin vetëm nëse plotësohen 2 kushte

Partia Demokratike vijon të jetë e prerë mbi kushtet për të votuar projektligjin e amnistisë penale. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj, përmendi 2 kushte duke theksuar se PD do të votonte versionin fillestar të paraqitur.

“E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre. Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projektligjin fillestar me institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive. Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendamente tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie”- u shpreh numri 2 i PD zyrtare.

Alibeaj tha se nuk ka asnjë negociatë nga grupi i deputetëve të PD me qeverinë duke theksuar se nuk do të votohet një projektligj nga i cili, sipas tij amnistohen të dënuarit nga GJKKO apo persona nën hetim nga SPAK.

“Nuk kemi asnjë negociatë me qeverinë. Qëndrimet i kemi publike, votojmë propozimin fillestar të amnistisë dhe të merret parasysh propozimi ynë që nga amnistia të përfitojnë protestuesit. Për këto e japim votën. Nuk votojmë projektligj që amniston të dënuarit nga GJKKO apo persona që janë nën hetim nga SPAK”- tha Alibeaj.

Amnistia penale dështoi të kalonte në Kuvend të enjten e 22 shkurtit dhe u hoq nga pikat e rendit të ditës, pasi mazhoranca nuk i plotësonte 84 vota për ta kaluar. Mosdakordësia me PD-në dhe grupin e Rithemelimit erdhi pas prezantimit të disa amendamenteve për ndryshime, të cilat u konsideruan të cunguara në kërkesat që PD bëri dhe të shtuara për të favorizuar individë të veçantë, subjekte të SPAK dhe GJKKO.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 27/02/2024 08:02

    po tani Alibasha nuk eshte ne gjendje tu boj veting politikaneve dhe kerkon ta filloje nga protestuesit deri ketu qenkan dyshimet per voten, po prandaj si voto kush te pafjeturit e braves

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura