Amnistia për bizneset e familjarët
Afati deri me 31 mars

Amnistia për bizneset e familjarët<br />Afati deri me 31 mars
Pak më shumë se një muaj ka mbetur kohë për qytetarët shqiptarë që të mund të përfitojnë nga ligji i faljes ose i quajtur ndryshme ligji i amnistisë. Ministria e Financave ka përcaktuar tanimë 31 marsin si afatin përfundimtar të rivlerësimit të pronave, legalizimit të parave dhe rivlerësimit të kapitalit. Por çfarë përfitohet nga ky ligj dhe në çfarë forme duhet të aplikoni.
AMNISTIA PER QYTETARIN
Kush ka shuma monetare dhe do t’i legalizojë, mund ta bëjë pranë sportelit të bankës më të afërt duke paguar tarifën prej 3% të shumës (Kjo tarifë është shumë më e vogël se interesi në lekë që japin bankat. Këto interesa variojnë nga 6.5 – 7.5%.
2. Të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme të cilët për shkak të ndryshimit të shpejtë të çmimit të tregut, në rast se do të shisnin pasurinë, do të paguanin një taksë prej 10% mbi shitjen e pasurisë, mund të bejnë rivlerësimin e saj me vlerë tregu pranë ZVRPP (hipotekës), duke paguar një shumë prej vetëm 1% të diferencës së vlerës të kësaj pasurie
(Nëse një apartament i blerë në vitin 2002, kushtonte 30 mijë USD dhe nëse sot kushton 100,000 USD, ka një diferencë në vlerë prej rreth 100,000 USD, cila do të bënte që taksa në masën 10% te ishte 7,000 USD. Duke bërë vlerësimin paguhet vetëm 700 USD)
3. Të gjitha taksat e papaguara nga qytetarët deri në fund të vitit 2010 falen.
4. Të gjitha taksat e papaguara për automjetet si dhe gjobat e vendosura ndaj tyre deri në 2010 falen. (Kryeni të gjitha veprimet pranë Drejtorive Rajonale të Sherbimit të Transportit Rrugor)
5. Detyrimet doganore të makinave të importuara deri në fund të vitit 2010, falen 50% e principalit të detyrimit si dhe gjobat e interesat nëse paguhet 50% e principalit të detyrimit (Drejtohuni pranë pikës doganore nga ka hyrë mjeti juaj në vendin tonë)
6. Energjia elektrike e papaguar nga shtresat në nevojë deri në fund të 2006, falet
7. Detyrimi për ujin e pijshëm të papaguar nga konsumatorët familjarë tek ujësjellësat të cilët nuk janë transferuar tek pushteti vendor, deri në fund të vitit 2010, falet.
AMNISTIA PER BIZNESIN
1. Të gjitha kompanitë shqiptare që kanë në bilancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe makineri e pajisje me vlerë poshtë vlerës së tregut, mund të bëjnë rivlerësimin e tyre duke i pasqyruar në bilancin e vitit (Tarifa për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme është 3% e diferences që rrjedh nga rivleresimi dhe 5% për makineri e pajisje)
2. Biznesit i falet borxhi tatimor e doganor deri më 31 dhjetor 2008.
3. Për borxhet e vitit 2009, nëse paguani 30% të principalit të detyrimit tatimor, falet pjesa tjetër e borxhit, gjobat dhe kamatë-vonesat.
4. Për borxhet e vitit 2010, nëse paguani 50% të principalit të detyrimit tatimor, falet pjesa tjetër e borxhit, gjobat dhe kamatëvonesat.
5. Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të detyrimit doganor për vitin 2009, u falet pjesa tjetër e detyrimit si dhe kamatë vonesat dhe gjobat.
6. Ata që paguajnë 100% të këtij borxhi për vitin 2010, u falen pjesa detyrimit, gjobat dhe kamatë vonesat.
7. Bizneseve u falen kamatë-vonesat dhe gjobat për detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore të papaguara deri në fund të vitit 2010.
8. Bizneseve u krijohet mundësia që të vetëdeklarojnë detyrimet tatimore e doganore të padeklaruara për periudhën deri më 31 dhjetor 2010 dhe nëse paguajnë 50% të diferencës që rrjedh nga ky vetëdeklarim, u falet pjesa tjetër së bashku me gjobat e kamatë-vonesat që do të aplikoheshin.

BIZNESI I VOGEL
1. Biznesi i vogël që deklaron shuma monetare në bazë të ketij ligji, do të konsiderohen se i kanë paguar të gjitha detyrimet tatimore konform ligjit, deri më 31 dhjetor 2010. (Tarifa e këtij legalizimi është sa ajo e qytetarëve, pra 3%)
2. Të gjitha taksat dhe tatimet e biznesit të vogël, të papaguara deri në fund të vitit 2010, falen.
3. Të gjithë të vetëpunësuarve u falen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatë-vonesat e papaguara deri më 31 dhjetor 2008. Falen edhe 2 vitet e fundit nëse paguajnë sigurimet për vitin 2011. Kësaj kategorie, nëse dëshiron të paguajnë detyrimet për kontributet, i falen gjobat dhe kamatë-vonesat për të gjithë periudhën e kaluar.
4. Personave fizikë, biznes i vogël, u falen gjobat dhe Kamatëvonesat për të punësuarit e tyre, deri më 31 dhjetor 2010.
5. Biznesit të vogël, i cili është pajisur me kasë fiskale deri më 28 shkurt 2011, i falen gjobat për mosvendosjen e këtyre pajisjeve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane