Amnistia, rivlerësimi i banesave,
shtyhet afati deri në 31 gusht
Qytetarëve të interesuar për të bërë rivlerësimin e banesës me vlerën e tregut u ka mbetur më pak se një muaj e gjysmë kohë.
Qytetarëve të interesuar për të bërë rivlerësimin e banesës me vlerën e tregut u ka mbetur më pak se një muaj e gjysmë kohë. Amnistia fiskale për pasuritë e paluajtshme përfundon me 31 gusht. Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, Arben Qirjako, ka deklaruar dje se rivlerësimi i pronës ka një rëndësi të veçantë, duke ftuar qyetarët të jenë pjesë e procesit. “Deri në fund të gushtit qeveria shqiptare ka shtyrë afatin për rivlerësimin e banesave vetëm për qytetarët. Duhet t’u bëj thirrje atyre që të shfrytëzojnë momentin e kësaj amnistie dhe të mos kujtohen në momentet e fundit siç ka ndodhur dhe herë të tjera. Në muajin mars të këtij viti, vetëm në dy javët e fundit, para se të shtyhej afati, në zyrën vendore të Tiranës aplikimet arritën në 700 mijë për rivlerësim të banesave”, shpjegon Qirjako.
Pjesë e rivlerësimit janë banesat e ndërtura para viteve 90. Qytetarëve u jepet mundësia që prona e tyre të marrë vlerën e tregut aktual, duke paguar si taksë vetëm 1 për qind të diferencës së vlerave të pronës pranë Hipotekës.
“Kjo lidhet me taksën e kalimit të pronësisë dhe rivlerësimi për një pasuri qytetari duhet ta dijë sa vlen sot. Vetëm në rastin e kalimit të pronësisë qytetari duhet të paguajë 10% të diferencës midis çmimit që e ka blerë dhe çmimit që po e shet. Në rast se kjo rivlerësohet dhe rivlerësimi është 1 për qind e vlerës së objektit, në rast të kalimit të pronësisë, kjo taksë do të jetë zero”, deklaron Qirjako.
Ligji për amnistinë fiskale, ku përfshihej edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të qytetarëve, ishte në fuqi deri në 31 mars të këtij viti. Qeveria vendosi të shtyjë afatin vetëm për rivlerësimin e banesave deri në 31 gusht, për t’u dhënë mundësi emigrantëve të bëhen pjesë e procesit, ndërkohë që amnistia për bizneset nuk u zgjat më tej.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Zgjedhjet/ Materializohet marrëveshja Rama-Berisha, KQZ miraton aktin për listat! Për çdo parti, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54