TIRANE - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, gjatë mbrëmjes së djeshme, me të gjithë agjentët e saj në terren ka zhvilluar inspektime blic në Tiranë.
Inspektimet janë kryer në lokalet e natës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, si lojërat e fatit, muzika në lokale jashtë orarit, parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe parandalimin e parkimeve të paligjshme.
Agjentët e AMP kanë inspektuar të gjitha pikat e kontrollit të policisë. Inspektimet janë bërë për të monitoruar punën e Policisë së Shtetit dhe për të inspektuar reagimin e policisë kur qytetartët bëjnë denoncime me qëllim përmirësimin e shërbimit policor.
Lajmi ne perditesim...
Shume mire,keto kontrolle e bejne punen e policise qe te jete me korrekt ne zbatim te ligjit. Shefat e ri te Komisariateve po bejne pune shume te mire sidomos ne Tirane.
Përgjigju