Amsera, Serbia premton ndihmë
Maqedonia deklaron kombësinë

Amsera, Serbia premton ndihmë<br />Maqedonia deklaron kombësinë
SERBI - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka ndërhyrë në rastin e tragjedisë së Restelicës së Dragashit të Kosovës, duke premtuar ndihmë financiare për voglushen e mbijetuar Amsera Reka.
Sipas agjencive maqedonase të lajmeve, presidenca serbe përmes një komunikate ka informuar se do të sigurojë ndihmë financiare mujore dhe përkujdesje të veçantë për voglushen 5 vjeçare, e cila mbijetoi nga tragjedia e Restelicës, pasi që një ortek bore mbuloi shtëpinë e tyre.

MAQEDONIA
Mediat proqeveritare maqedonase kanë raportuar se viktimat e familjes Reka që humbën jetën nga orteku i borës në Restelicë janë maqedonas.
Televizioni Kanal 5 raportoi sot se familja e ndjerë dhe Amsera e mbetur gjallë nga tragjedia e rëndë e familjes Reka janë me përkatësi maqedonase, të ashtuquajtur komuniteti goran.
Një përfaqësues i këtij komuniteti Ismail Bojda ka theksuar për mediat se bëhet fjalë për pjesëtarë të komunitetit goran. Për familjet e këtij komuniteti që jetojnë në fshatrat malore të Sharrit nën territorin e Kosovës thuhet se posedojnë pasaporta dhe shtetësi maqedonase. Në tragjedinë e kësaj familje humbën jetën Abdula (30) dhe Garka (29), si dhe Amari, 2 vjeç, vëllai i asmerës së mbijetuar, por edhe gjashtë anëtarë të tjerë të familjes Reka.

KOSOVA
Nga ana tjetër, institucionet e Kosovës kanë vazhduar përkujdesjen e veçantë për Amseran, duke premtuar dhe siguruar ndihmë dhe përkujdesje të veçantë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në vizitën e Amserës në spitalin e Prishtinës, premtoi një ndihmë të parë prej 10 mijë eurove.

(aq/INA/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët