Amsterdam, dyshohet sulm terrorist
një i vrarë dhe dy të plagosur

Amsterdam, dyshohet sulm terrorist<br />një i vrarë dhe dy të plagosur<br>
Amsterdami është tronditur sot nga një sulm me armë, ku si pasojë një i ri ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 26 janarit në qendër të Amsterdamit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një personi cili ishte me maskë ka hapur zjarr ndaj një adoleshenti, dhe për pasojë ky i fundit ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur të cilët ishin kalimtarë.

Nuk dihet nëse ka qenë një akt terrorist apo jo passim policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, zona ku ndodhi ngjarja është nën mbikqyrjen e forcave të shumta të policisë. Policia po vijon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit.

Forcat e sigurisë deklaruan në Twitter se, “ një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur të cilët janë transportuar në spital pas të shtënave në rrugën Grote Wittenburgerstraat, që ndodhet në qendër të qytetit të Amsterdamit”.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS