Amsterdami, të zbulosh
qytetin e tolerancës

Amsterdami, të zbulosh<br />qytetin e tolerancës
Amsterdam, qyteti kozmopolit që ka zënë një vend në kujtesën e historisë botërore është I famshëm prej shekullit XVII për shkëlqimin ekonomik. Por vendlindja e Van Ghog njihet edhe si qyteti i tolerancës.  Kryeqyteti hollandez është një nga qytetet më të bukura të Europës Veriore, me kanalet e tij, muzeumet, shpirtin e lirë që karakterizon jetën sidomos kur kujton lagjen e dritave e kuqe apo coffe-shop, ku është i lejuar konsumi i hashashit dhe mariuanës. Por Amsterdam është qyteti ideal si për të fansat e kulturës alternative si për jetën e natës por edhe për ata që adhurojnë  qendrat e kulturës së jashtëzakonshme  ku spikasin kryeveprat e Rembrandt dhe Van Gogh.
Kur duhet vizituar Amsterdam
Piku i turizmit është gjatë korrikut dhe gushtit. Megjithatë Amsterdam është një qytet i gjallë madje një udhëtim në cdo stinë tjetër përvec verës rezulton më ekononik,  por edhe më i qetë, pasi qyteti nuk ka aq shumë turistë. Në nëntor mund të përjetoni Natën e Muzeve ndërsa nga mesi i prillit e deri në mes të majit është koha për të shijuar spektaklin e tulipanëve.
Cfarë të vizitosh
Sheshi Dam, i dominuar nga pallati Mbretëror përfaqëson qendrën nevralgjike të qytetit. Mos lini pa vizituar kanalet duke shfrytëzuar një udhëtim me varkë, shtëpinë e Anna Frank apo Vondelpark , një park shumë i madh me lule, liqej dhe ishuj të vegjël, apo lagjen e dritave të kuqe si dhe kullën Moneta. Por ajo që nuk mund të anashkalosh nëse je një adhurues i kulturës janë muzetë. Më të njohurit?  Muzeu Van Gogh, Rembrandt, Rijksmuseum dhe Stedelijk. Por zgjedhja gjithsesi mbetet e gjera pasi janë të paktën 50 muze që çdo vit joshin miliona turistë. Mënyra më ekonomike për të vizituar muzetë është blerja e kartës Museumkaart, që ka afat  njëvjecar e mund të shfrytëzohet gjatë gjithë kohës për të 400 muzetë që janë në të gjithë Hollandën.
Blerje në  Amsterdam
Të bësh pazar në Amsterdam është një festë e vërtetë! Qendra është e mbipopulluar nga dyqanet antikuare, diamante, lule, suvenire etj. Rrugët kryesore të qendrës janë pedonale, por duhet pasur kujdes nga bicicletat dhe transporti publik. Dyqanet janë të hapura zakonisht nga ora 13:00 deri ne 18:00 të hënave dhe nga 9/10:00 deri në  18:00 gjatë javës. Të enjten  dyqanet qëndrojnë të hapura deri në orën  21:00, ndërsa të shtunën mbyllen në 17:00.  Por nga duhet filluar? Duke filluar nga Sheshi Dam, mund të gjeni Kalverstraat në të djathtë dhe në krahun tjetër Nieuëedijk, dy rrugët më të populluar nga turistët! Duke marrë rrugën Nieuëedijk do të gjeni dyqane veshjesh, suveniresh coffeeshops, fast food; dhe më tutje në rrugën Haarlemerstraat, gjenden dyqanet e rroba dhe libra të vjetër, pranë të cilave ka shumë pub e kafene. Dyqanet me diamantë mund t’I gjeni në rrugën Rokin.
Edhe përgjatë rrugës Kalverstraat gjeni dyqane të shumta veshjesh, disqesh, parfumesh, si dhe librari. Në fund të kësaj rrugëe gjeni edhe dyqanet e luleve. Në lagjen De Jordaan ka shumë dyqane me antikuare. Në këtë zonë ka hollandezeve u pëlqen shumë që t’I trajtojnë dritaret e tyre si vitrina dyqanesh ndaj mos u ngatërroni. Për ata që preferojnë qendrat tregtare ato janë Magna Plaza (në Nieuëezijds Voorburgëal,  Kalvertoren (në Kalverstraat) dhe Bijenkorf në qoshe të Sheshit Dam.
(Marre nga FUNDJAVA, suplementi i gazetës Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikën e saj me të BE-së, anëtarësimi i mundshëm brenda pesë vjetëve

Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikën e saj me të BE-së, anëtarësimi i mundshëm brenda pesë vjetëve