Anëtarësimet në PS, Xhafaj
fton gazetarët të bëhen pjesë

Anëtarësimet në PS, Xhafaj<br />fton gazetarët të bëhen pjesë
Pasi ka folur për projekt statutin e PS Fatmir Xhafaj adresoi një ftesë edhe për gazetarët. Në kuadër të anëtarësimeve të reja në PS të kohëve të fundit, Xhafaj ftoi gazetarët të anëtarësohen në Partinë Socialsite si parti e vlerave dhe e demokracisë.

Pavarësisht reagimit të gazetarëve prapa kamerave se janë të pavarur , deputeti socialist ka insistuar në këtë ftesë të hapur për përfaqësuesit e medias.

"Ka pyetje tjera? Shumë faleminderit për vëmëndjen dhe shpresoj që nëqoftëse nuk e keni marrë ende teserën e Partisë Socialiste merreni se do të jeni, do të keni shansin që të kontriboni në një parti të vlerave të mirëfillta demokratike dhe në një parti të qytetarëve të këtij vëndi," u tha Xhafaj gazetarëve.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot