TIRANË - Hajredin Mara është një prej anëtarëve 20-vjeçar të Partisë Demokratike, i cili u ankua para kamerës së “A1 Report” se nuk gjente emrin e tij në listën e zgjedhësve për të votuar për kreun e Partisë Demokratike.

“Nuk e ke emrin. Shko te Shkolla e Kuqe - më thanë - por kjo ishte gënjeshtër, atje nuk kishte votim”. Mara mbante në dorë një vërtetim, "që ma ka lëshuar ai me syze, që rri me Bashën te rruga e Dibrës", shpjegon.
 
Dhe në vërtetim, gazetarja e “A1 Report”, Joniada Koçi lexon bashkë me Hajredinin fletën, ku vërtetohet se “Mara nuk ndodhet në listë”.

Po kush i hëngri votat e mia?, pyet i moshuari Mara dhe tregon kartën 20-vjeçare të anëtarësissë së PD, të renë dhe të vjetrën, teksa gjendet në selinë e PD-së, për të marrë shpjegime.

“Unë kërkoj votimin s’e s’bën, se është ligj botëror. Dua të jap votën.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)