Ana e panjohur e Melania Trump
Zonja e parë e Amerikës di 5 gjuhë

Ana e panjohur e Melania Trump<br />Zonja e parë e Amerikës di 5 gjuhë
Melania Trump është diskutuar shumë për të shkuarën e saj apo stilin e veshjes, megjithatë pak njerëz janë në dijeni të aftësive të zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
5 gjërat që duhet të dini për Melanie Trump:
 
1. E lindur në Slloveni, Melania flet 5 gjuhë: Sllovene, serbe, angleze, gjermane dhe frënge.
 
2. Ajo thotë se mund t’ia dalë vetë. “Jam shumë e fortë, Do të luftoj për veten dhe emrin tim. Nuk dëgjoj askënd për çfarë të bëj dhe çfarë të them, mund të përballoj gjithçka”, shprehet Melania Trump.
 
3. Melania Trump ka filluar modelingun në moshën 16-vjeçare dhe ka qenë në kopertinat e revistave ndërkombëtare të modës.
 
4. Ajo nuk do të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë derisa i biri Barron të fillojë pushimet verore. CNN vlerëson se New York-ut i duhet të paguajë 1 milionë dolallarë në ditë për të mbrojtur familjen.
 
5. Si zonjë e parë ajo shpreson të luftojë ofendimet dhe talljet anonime në internet. “Nuk është kurrë në rregull që një vajzë apo djalë 12-vjeçar të tallet apo sulmohet. Kjo është krejtësisht e papranueshme kur bëhet nga dikush pa emër që fshihet pas internetit”, është shprehur Melania.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës