Sfida e 'Big Brother Vip Kosova' kthehet në incident, këngëtarja Ana Kabashi dëmton këmbën

Sfida e 'Big Brother Vip Kosova' kthehet në incident, këngëtarja Ana Kabashi dëmton këmbën

këngëtarja Ana Kabashi

Dje u zhvillua sfida e kapitenit në Big Brother VIP Kosova. Ana dhe Artani ishin dy banorët që tejkaluan çdo pritshmëri. Ata mbajtën topin siç iu kërkohej deri në pikën kur Vëllai i Madh e shpalli sfidën të përfunduar me dy fitues. Megjithatë, kjo për Ana Kabashin nuk ishte pa sakrifica. Gjatë lojës ajo pësoi një lëndim në gishtat e këmbës. Pasi dhimbja vazhdoi dhe nuk kalohej me akull në këmbë, në ato momente sipas protokolleve ka ardhur edhe ndihma mjekësore. Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Ana tregoi se tani është në gjendje të mirë.

“Jam shumë mirë, faleminderit për kujdesin gjatë këtij rrugëtimi. Nuk po më dhemb, jam okej, po kujdesen për mua, të gjithë nga pak”- tha ajo.

 

Kujtojmë se disa ditë më parë mbërriti një ambulancë për të ekzaminim mjekësor për lëndimin e lehtë që këngëtarja pësoi.

“Ma kqyri doktori tha e ke kris duhet me fotografu, e pyta doktorin a është naj sen rrezik tha jo” – tha Ana.

Ajo shpjegoi se po frikësohet se një rast të tillë e kishte edhe gjyshja e saj.

“Po tutna, se gjyshja është rrëzu prej trotuarit, është kanë plakë e ka thy kukën kamën e u deshtë me ia kputë e ka jetu në krevat qashtu” – tregoi Ana.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen