Ana Kodra rrëmben trofeun e
festivalit të fëmijëve në Shkodë

Ana Kodra rrëmben trofeun e<br />festivalit të fëmijëve në Shkodë
Ana Kodra është fituesja e edicionit të 55-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë. Ndërsa festivali është mbyllur mbrëmjen e të shtunës, kënga “Mos ma prekni pemën” e kënduar nga Kodra zgjidhet më e mira mes 21 interpretuesve të këtij festivali.
 
“Po jam shumë e lumtur dhe nuk e prisja. Më kanë pëlqyer dhe disa këngë të tjera por nuk e prisja që unë do fitoja”.
 
Ndërkohë në natën e fundit të festivalit u nderuan me çmime të dyta Martina Sereçi dhe Dren Dhunica, ndërsa tre çmimet e treta shkuan për Ester Qendron, Ajla Buzin dhe Sabina Kurtin.
 
Shkodra vijon të ruajë traditën e festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë. Drejtori i festivalit Kujtim Aliaj ka folur për risitë e këtij edicioni.
 
“Me të gjithë stafin, me të gjithë komponentët bëmë më të mirën e mundshme dhe mendoj që festivali i 55 apo festa e këngës për fëmijë në këtë 55-vjetor shënoi do thoja suksesin e radhës për faktin sepse ju shtuan repertorit shqiptar të këngës për fëmijë dhe 20 këngë të reja do të thoja shumë të bukura” tha ai.
 
Festivali u mbajt në skenën e hapur në qendër të qytetit. Në këtë edicion jubilar të festivalit, përveç drejtuesve vendorë, ju bashkua edhe ambasadorja e BE-së Romana Vllahutin dhe emrat e njohur të muzikës.
 
“Festivali është një ndër ngjarjet më të bukura që organizohet në Shkodër dhe vetëm në Shkodër mund të organizohen aktivitete kaq të bukura dhe një festival i tillë mbarëshqiptar dhe ndërkombëtar” deklaroi kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi.
 
Kjo traditë e bukur e festivalit të fëmijëve në Shkodër është mbajtur gjallë prej 55 vitesh duke mbledhur së bashku zërat e bukura të fëmijëve të të gjitha trevave shqiptare.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro