Ana njerëzore e Erdogan, gëzon
7-vjeçaren siriane që kërkoi ndihmë

Ana njerëzore e Erdogan, gëzon<br />7-vjeçaren siriane që kërkoi ndihmë
Bana Alabed vogëlushja siriane 7 vjeçare takohet me presidentin e Turqisë Erdogan.

Pak ditë më parë ajo kish rrëfyer në tëitter makthin që po përjetonte ajo dhe familja e saj në lindje të Alepos,qytet i cili është nën bombardime.

Tashmë ajo së bashku me familjen e saj është vendosur përkohësisht në Ankara ku dhe është takuar më presidnetin Erdogan.

Ishte presidenti i cili pas mesazhit të vogëlushes çoi një përfaqësues për të marrë Banën e familjen e saj.

”Shumë e lumtur që takuam zotin Erdogan” shkruan Bana në tëitter, ku në foto është së bashku me vëllanë dhe presidentin.

Madje në një video ajo dëgjohet duke falenderuar presidentin që po mbështet fëmijët në Alepo,si dhe familjen e saj të largohet nga lufta.

Jo vetëm familja e Banës po shumë banorë në Alepo përballen me bombardimet ndërsa shumë prej tyre po evakuohen nga pjesa e Alepos Lindore. Turqia është një nga vendet që po mirëpret të evakuarit dhe emigrantët.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)