Ana sentimentale, debate me partnerin dhe eksperienca në punë, zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

Ana sentimentale, debate me partnerin dhe eksperienca në punë, zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

Foto ilustruese

DASHI
Sot është e mundur të shkëmbeni opinione me kolegët tuaj në ambinetin e punës duke krijuar besim dhe respekt reciprok. Në aspektin afektiv do të keni nevojë për ndryshime, e dëshirë për të bërë një udhëtim të shkurtër.

DEMI
Një person që e keni shumë afër në ambinetin e punës do të shfaqë interes nga ana sentimentale. Yjet ju këshillojnë të vëshroni mirë lëvizjet e tij/saj përpara se të vendosni.

BINJAKET
Në ambinetin e punës do të keni mjaft nevojë për ndihmë për ta konkretizuar një projekt tuajin. Në aspektin afektiv përpiquni të mos jeni impulsive pasi mund të krijoni debate me partnerin.

GAFORRJA
Gjatë ditës së sotme duhet të jeni më të disponueshëm e të mirëkuptueshëm si zakonisht me kolegët që keni përreth. Në aspektin afektiv kërkoni ndihmën e një familjari për të zgjidhur një problem të vogël me partnerin.

LUANI
Gjatë ditës së sotme mund të sqaroheni me një familjar për një debat që keni pasur kohët e fundit. Në planin afektiv për të përmirësuar raportin tuaj tregohuni më tolerant karshi partnerit.

VIRGJERESHA
Do të përfshiheni në një situatë të vështirë familjare duke u ndjerë nervozë gjatë gjithë kohës. Në punë gjithçka do të shkojë normalisht pa shumë angazhime.

PESHORJA
Në aspektin afektiv ndikimet planetare do të bëjnë të jetoni eksperienca të cilat do të lënë shenjë në jetën tuaj. Në punë do të jeni të favorizuar falë përkrahjes që do të keni nga eprorët tuaj.

AKREPI
Do të jeni të gatshëm për të ndihmuar këdo që do tua kërkojë një gjë të tillë. Në aspektin profesional mbështetja e partnerit tuaj në vendimet që do të merrni nuk do të mungojë asnjë moment.

SHIGJETARI
Do të jeni të favorizuar sot nga yjet kështu që mos hezitoni të kërkoni ato çka ju nevojiten si në familje ashtu edhe në ambinetin e punës. Në aspektin afektiv ju pret një ditë plot supriza nga partneri juaj.

BRICJAPI
Në aspektin afektiv do të ndodheni në mes të dy personave ku do ju duhet të bëni një zgjedhje të përshtatshme për ju. Në ambinetin e punës do të jeni mjaft aktivë sot duke ndihmuar këdo që keni përreth.

UJORI
Gjatë ditës së sotme do të jeni mjaft intuitivë e kjo gjë do jua lehtësojë gjithçka sidomos në ambinetin e punës. Në planin afektiv yjet ju këshillojnë të  tregoheni të kujdesshëm në ato çka do i thoni partnerit tuaj.

PESHQIT
Do të ndihmoni një mik i cili do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Në aspektin afektiv mos  mos lejoni që raporti juaj të dëmtohet si pasojë e veprimeve të pamenduara mirë. Kujdes!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja