Ana tjetër e medaljes/ Sanksionet ndaj Moskës godasin familjet e varfra në Azinë Qendrore, 70% e tyre mbijetojnë me të ardhurat e emigrantëve në Rusi

Ana tjetër e medaljes/ Sanksionet ndaj Moskës godasin familjet e varfra në Azinë Qendrore, 70% e tyre mbijetojnë me të ardhurat e emigrantëve në Rusi

Punëtorë në Sheshin qendror të Moskës

Tani me kompanitë që po largohen nga vendi, duke mbyllur dyqanet në mes të luftës dhe me vlerën në rënie të monedhës ruse, këta punëtorë janë bërë ‘viktima aksidentale’ të luftës. Shumë prej këtyre kombeve varen nga paratë që dërgohen në shtëpi nga qytetarët e tyre që punojnë në Rusi. Me këtë ndikim të madh që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt, ekonomitë e tyre janë të kërcënuara.

Mjerimi i emigrantëve në Rusi

Emigracioni është forma e vetme e mbijetesës së shumë personave nga Azia Qendrore, të cilët me të ardhurat e fituara nga puna në shtetin e Rusisë mbajnë dhe familjen në atdhe.  Monedha ruse ka rënë rreth 40% kundrejt dollarit amerikan në dy javë, që do të thotë se vlera e remitancave të punëtorëve ka rënë ndjeshëm.

Familjarët e emigrantëve po ndjejnë gjithashtu rënien e të ardhurave.

Në Khaund të Taxhikistanit,  një mësues në pension vizitoi një bankë për të tërhequr paratë që djali i tij dërgonte nga Rusia, si asnjëherë më parë u shfaq i tronditur dhe i trishtuar. Atij i  kushtoi nëntë rubla për të blerë një somoni, monedhën e Taxhikistanit më 28 shkurt, katër ditë pas sulmit në Ukrainë.

“Arkëtari më tha se do të kisha marrë më shumë para në somoni po të kisha ardhur disa ditë më parë, sepse tarifa ishte shtatë rubla kundrejt somoni-t në atë kohë. Jam i mërzitur”, tha ai për një kanal mediatik.

Malika Abdilloyeva, një ndihmëse shtëpiake që punon në Moskë, rrëfeu  se me rënien e rublës, asaj mund t'i duhet të marrë një punë me kohë të pjesshme për të mbajtur familjen e saj në kryeqytetin e Taxhikistanit.

“Paratë që i dërgoj në shtëpi nuk mjaftojnë më për fëmijët e mi adoleshente,” u shpreh ajo.

Taxhikistani është vendi më i varfër nga vendet e Azisë Qendrore, ku 70% e familjeve varen nga remitancat nga Rusia.  Remitancat që marrin këto vende ushqejnë ekonominë e tyre. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, remitancat përbëjnë 30%  të prodhimit të brendshëm bruto të Taxhikistanit, 28 për qind për Republikën e Kirgistanit dhe pothuajse 12 për qind për Uzbekistanin./ Marrë nga Firstpost/ Përshtati në shqip Shqiptarja.com

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja