GREQI - Mediat greke, kryesisht portalet internetike dhe agjencitë e pavarura të lajmeve, u kanë kushtuar një vend të veçantë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Kryesisht në korrespondencat dhe analizat e tyre kanë qenë të përmbajtura, duke iu referuar kryesisht shtypit shqiptar, por edhe korrespondentëve të tyre në jug të Shqipërisë dhe Tiranë.
Partitë politike greke, me përjashtim të Agimit të Artë, nuk janë pozicionuar sot për zgjedhjet në Shqipëri.

Analistët grekë presin me interesim rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pasi i quajnë tepër të rëndësishme për Shqipërinë, por edhe për stabilitetin në rajon.
Shumica e tyre konkludojnë se “zgjedhjet e sotme do të çelin ciklin e një konflikti, i cili ndoshta do të ndajë në dysh Shqipërinë për shkak të përplasjes mes Berishës dhe Ramës”.

Në analizat e tyre mediat greke ndalen në “gjakun, shock-un, dhunën dhe kërcënimet këto janë karakteristikat e procedurës elektorale sot në Shqipëri, ku dy politikanët kryesorë, Berisha e Rama kanë hyrë në një ndeshje për fitore për jetë a vdekje, gjë që mund të çojë në një luftë civile pasuesit e tyre, gegë e toskë, gjë që ndoshta do të destabilizojë të gjithë Balkanin”. Ndoshta të tilla vlerësime nga analistët grekë janë paksa të tepruara dhe jo fort reale, por një gjë është e qatë dhe theksohet nga mediat greke: “Zgjedhjet e sotme dhe zhvillimi i tyre normal dhe i qetë do të dëshmojnë nëse “Shqipëria mund të shpresojë në një perspektivë europiane dhe integrm në BE”.

Mediat greke ndalet te fenomenet e dhunë dhe vrasja e Laçit, tek shpërthimet e makinave në Vlorë, apo rastet e tjera të dhunën ne zona të ndryshme të Shqipërisë, natyrisht duke i stërholluar dhe zmadhuar.

Në mediat greke përmenden analizat e Mero Bazes për zbritjenn e kosovarëve në Shqipëri që do të votojnë në favor të Berishës, por edhe në deklaratat e Vangjel Dules për manipulim të rezultateve  në zonat e minoritetit. Manipulimet e votave të minoritarëve, sipas Dules, bëhen si nga PD ashtu edhe nga PS, pavarësisht se me këtë të fundit ai është në koalicion.

Për mediat greke klima e nacionalizmit të thellë shqiptar është tepër e rrezikshme, për rajonin dhe për minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri. Ato ndalen tek veprimet e çamëve, të cilët kanë zbritur “në Vorio- Epir, për të terrorizuar grekët e çrrënjosur, sidomos pas ngritjes së mauzoleumit të çamëve të financuar nga qeveria Berisha”. Gjithsesi, pavarësisht korrespondencave tendencioze , duhet theksuar se kësaj here mediat greke janë disi më tepër realiste dhe me pranë të vertetës....

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)