Intensifikim të procesit për zgjidhjen e emrit një ditë më parë paralajmëroi edhe kryeministri Zaev. Ish ambasadori Nano Ruzhin konsideron se në favor të këtyre paralajmërimeve është edhe presioni më i përforcuar i Brukselit dhe Uashingtonit ndaj Athinës.
"Kam informata nga miq të mi grek se amerikanët shumë insistojnë në këtë çështje, sepse Maqedonia është hapësirë e rëndësishme e cila është territoriale dhe ka diskontinuitet të caktuar mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë, në kuptimin se ende nuk është anëtare e NATO-s", deklaroi Nano Ruzhin, ish ambasador, për alsat.m.
Edhe Mersel Bilalli shpreson që muajt e ardhshëm edhe Maqedonia do të mund të marrë ftesë për anëtarësim.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
"Pres që të kemi ftesë për NATO, më pas në procedurën për ratifikimin me të gjtha shtetet anëtare të NATO-s të gjendet ndonjë zgjidhje me Greqinë", u shpreh Mersel Bilalli, profesor universitar.
Këto qëndrime u shpalosën në një tribunë ku u diskutua për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO, nën organizimin e Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë.
d.c./shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)