Analisti Myftaraj, humb betejën
ligjore kundër Ismail Morinës

Analisti Myftaraj, humb betejën<br />ligjore kundër Ismail Morinës
Analisti i njohur Kastriot Myftaraj ka humbur betejën e tij për të nisur një proces penal kundër Ismail Morinës, njeriut që një vit më parë lëshoi dronin me hartën e Shqipërisë së Madhe në stadiumin e Beogradit, teksa luhej ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri.

Në muajin shtator Myftaraj ka humbur gjyqin kundër prokurorisë e cila kishte pushuar hetimet për kallëzimin që analisti kishte depozituar në prokurorinë e Tiranës, kundër Ismail Morinës. Në vendimin e saj të zbardhur gjykata shprehet se e gjen vendimin e prokurorisë të drejtë dhe të mbështetur në ligj, pasi asnjë dispozitë e ligjit penal të Republikës së Shqipërisë nuk i konsideron faktet e kompozimit të një baneri në një ndeshje futbolli dhe vetë ngritjen e këtij baneri me anë të një droni, si fakte kriminale dhe si pasojë përfundimet e arritura nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane per “Mosfillimin e proçedimit penal, për kallzimin Nr.4918 te dates 16.04.2015”, janë të drejta dhe të bazuara në ligj.

Myftaraj kallëzoi Ismail Morinën për akuzën e "Vepra me qëllime terroriste", "Provokimi i luftës", "Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj". 



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit