Ai numëron edhe shkaqet për rënien e luajalitetit të shqiptarëve ndaj Maqedonisë ku në mesin e këtyre faktorëve bëjnë pjesë rritja e nacionalizmit sllavo-maqedonas, ndikimi i shtuar i kishës ortodokse maqedonase, dobësimi i pavarësisë së medieve dhe gjyqësorit, kufizimi i numrit të shqiptarëve në pozita të larta në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, pengesat ndaj decentralizimit të administratës dhe përdorimit të gjuhës shqipe.
Bugajski vlerëson se fushata qeveritare për “rilindje kombëtare” dhe programi i shtrenjtë urbanistik, janë të fokusuara për mbrojtjen e identitetit të veçantë maqedonas që anashkalon shqiptarët dhe komunitetet tjera.
(rg/im/shqiptarja.com)
