Analiza/ A do t’i japë fund luftës presidenti kinez Xi Jinping?

Analiza/ A do t’i japë fund luftës presidenti kinez Xi Jinping?

Putin dhe Xi Jiping

Nëse ka një person tjetër përveç Vladimir Putinit që mundet t'i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, është presidenti kinez Xi Jinping. Por deri më tani Xi ka qëndruar i veçuar ndaj situatës dhe me shumë gjasa do të vazhdojë të mbaj këtë qëndrim, kjo si shkak i dobësive të ndryshme politike të brendshme dhe mospasjes së guximit dhe imagjinatë.

Presidenti rus Vladimir Putin mendoi se mund të vendoste shumë shpejt në kontroll Kievin dhe të zëvendësonte qeverinë e Ukrainës. Pavarësisht nëse ai u mashtrua nga inteligjenca e tij e dobët ose nga fantazitë e tij për historinë, "përçarja dhe sundimi" i tij dështoi përballë rezistencës efektive të Ukrainës. Më pas ai iu drejtua një bombardimi brutal të qyteteve si Mariupol dhe Kharkiv për të terrorizuar popullsinë civile me nënshtrim siç kishte bërë më parë në Grozny dhe Aleppo. Rezultati tragjik është se rezistenca heroike e Ukrainës është shoqëruar me vuajtje në rritje të civilëve. 

A ka ndonjë mënyrë për t'i dhënë fund këtij makthi shpejt?

Një mundësi është që presidenti kinez Xi Jinping të shohë se ai ka në dorë një moment vendimi dhe sikurse ka thënë dhe Theodore Roosevelt: “Në çdo moment vendimi, gjëja më e mirë që mund të bëni është gjëja e duhur, gjëja tjetër më e mirë është gjëja e gabuar dhe gjëja më e keqe që mund të bëni është asgjë. ". Pas luftës brutale midis Rusisë dhe Japonisë në 1905, Roosevelt ndërhyri për të ndërmjetësuar. Ai bëri presion që palët të bënin kompromis dhe përfundimisht fitoi, duke rritur kështu ndikimin global të Amerikës dhe duke fituar një çmim Nobel për Paqen.

Turqia, Izraeli dhe Franca aktualisht po përpiqen të ndërmjetësojnë në luftën aktuale të Rusisë, por ata nuk kanë aq shumë ndikim te Putini aq sa ka aleati i tij Xi. Pyetja është nëse Xi ka mjaftueshëm logjikë dhe mjaftueshëm guxim për ta bërë këtë gjë?

Përgjigja, deri më tani, është jo. Kina e ka portretizuar prej kohësh veten si një mbrojtëse e parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe ndërkohë ajo ka toleruar shkeljen e pacipë të Putinit ndaj Kartës së Kombeve të Bashkuara. Kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për një rezolutë që dënonte pushtimin e Rusisë, Kina abstenoi, ajo gjithashtu ka kritikuar sanksionet perëndimore kundër Rusisë, gjëra që tregojnë një mbështetje shumë të madhe të saj ndaj Rusisë.   

Mosgatishmëria e Kinës për të kritikuar Rusinë e ka bërë atë që t’i ulet pozita diplomatike dhe e ka bërë të jetë e paaftë për të ushtruar ndikim në proporcion me fuqinë e saj ekonomike dhe ushtarake. Pavarësisht lajmeve të censuruara në Kinë, disa personalitete në Pekin kanë shtruar pyetjen nëse qëndrimi aktual diplomatik i Kinës a u shërben më së miri interesave të saj kombëtare?

Për shembull, Wang Huiyao, presidenti i Qendrës për Kinën dhe Globalizimin në Pekin, ka thënë se Kina duhet të ndërmjetësojë që Putinit t’i japë fund politikës së tij katastrofike ndaj Ukrainës.

Pse kjo mund të jetë në interes të Kinës? Së pari, pozicioni aktual i Kinës kundërshton pretendimin e saj për të qenë një mbrojtëse e sovranitetit, të cilin ajo e përdor për t'u bërë thirrje fqinjëve të saj në Azinë Juglindore. Dhe tepër e rëndësishme për t’u thënë është se lufta po zbeh fuqinë e butë të Kinës në Evropë. Lufta ka shkaktuar gjithashtu një rritje të çmimit të importeve të naftës dhe drithërave të Kinës. Çmimet e drithërave do të bëhen edhe më të larta  nëse Kina përjeton të njëjtën shkallë përmbytjesh të rënda si vitin e kaluar.

Ndërsa lufta zvarritet dhe sanksionet perëndimore rriten, ekziston gjithashtu rreziku që sanksionet dytësore të përhapen dhe të dëmtojnë drejtpërsëdrejti Kinën, dhe mbajtja e një qëndrimi pro rus nuk do të ishte aspak dobi të saj./ Përshtati në shqip nga Project Syndicate Shqiptarja.com

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh