Analiza, Basha nis spastrimin
 e koordinatorëve që humbën

Analiza, Basha nis spastrimin<br /> e koordinatorëve që humbën
TIRANE- Kryesuesit e fushatave elektorale të Partisë Demokratike në degët lokale, koordinatorët, do të kalojnë në një proces ripërtëritës gjatë muajit shtator. Lëvizjet, që priten të bëhen përmes një udhëzimi të veçantë të kryetarit demokrat, Lulzim Basha, janë pjesë e analizës së PD për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Burime pranë PD pohuan për shqiptarja.com se analiza e shtatorit do të jetë në funksion të korrigjimit të mangësive të konstatuara kryesisht në zgjedhjet e fundit.

Dhe kësaj nuk do t’i shpëtojnë as 61 koordinatorët të cilët kryesuan shtabet zgjedhore të PD në 61 bashkitë e vendit. “Do të ketë lëvizje të koordinatorëve dhe kjo do të jetë në funksion të vazhdimësisë së analizës për zgjedhjet e fundit. Po shikohet si mundësi dhe besoj se do të ketë një formulë konkrete për këtë”, u shprehën burime pranë PD.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën