Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve ka nisur analizën në të gjithë vendin për të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë. Por nga analiza duket se janë përjashtuar kritikët.

Në Sarandë i deleguar nga Lulzim Basha për të ndjekur analizën është Fatbardh Kadilli, i cili në mbledhjen e Kryesisë ka propozuar grupet e punës.

Sipas gazetarit të Report Tv, Limos Didani në mbledhjen e Kryesisë nuk ishte njoftuar të paktën njëri anëtarët që është i deklaruar si i grupit të Patozit, anti-Basha. Guri Tartari nuk është njoftuar nga kryetari i degës së PD Sarandë, Hariz Mema. 

dy.b/shqiptarja.com