/ATSH-Z.Tosku/- Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka zhvilluar ditën e premte në qytetin e Gjirokastrës analizën e tremujorit, në të cilën është nënvizuar rritja e numrit të kontribuesve në skemë.
Drejtoresha e ISSH, Vjollca Braho, theksoi gjatë fjalës së saj rritjen e kontrubuesve në skemën e sigurimeve. Sipas saj, në këtë tremujor ka 300 kontribues më shumë se plani i parashikuar.
Ndërkaq, Braho thesoi se ka rritje të numrit të te vetëpunësuarve në bujqësi.