Analiza e PD-së, krijohen degë të
reja, "të mëdhenjtë" frikë për karriget

Analiza e PD-së, krijohen degë të<br />reja, "të mëdhenjtë" frikë për karriget
TIRANE - Propozimi për krijimin e degëve të reja të partisë demokratike pas procesit analitik duket se po lëkund karriget e disa kryetarëve të degëve. Burime nga grupi i punës që po harton draftin final që do ia dorëzojë kryetarit Basha, konfirmojnë se propozimi i referohet dy situatave që janë krijuar rishtazi , ndarja e re territoriale dhe numri krejtësisht i pabarabartë i banorëve në degë të ndryshme e që imponon një rishikim të strukturave të PD. Në këto kushte në ato degë që konsiderohen edhe si bashki të mëdha siç është Vlora, Elbasani, Lushnja, Berati, Durrësi , Gjirokastra, Lezha, Tirana, është propozuar të krijohen degë të reja në këto zona duke iu referuar në mënyrë të veçantë numrit të madh të popullsisë.
 
Por janë pikërisht këta kryetarë të degëve, që janë shfaqur kritik ndaj këtij propozimi, duke e kundërshtuar, kjo me sa duket lidhet me frikën se mund ti nënshtrohen një procesi të ri zgjedhor në strukturat e PD. Por burime nga grupi i përcaktuar nga kryetari Basha për finalizimin e analizës zgjedhore dhe për nxjerrjen e konkluzioneve sqarojnë se nuk bëhet fjalë për largimin e këtyre kryetarëve por krijimin e degëve të reja në territorin e degëve që konsiderohen më të mëdha krahasimisht me të tjerat.
 
Por po ashtu konfirmohet se në procesin analitik do të ketë edhe degë, ku kryetarët do të mbajnë përgjegjësi, e sidomos në ato raste kur evidentohet se ata nuk kanë punuar në zgjedhje për fitoren e kandidatëve të së djathtës.
 
Të njëjta burime sqarojnë se mund të jenë rreth 5 kryetarë për të cilët mund të kërkohet largimi nga këto poste drejtuese. Sipas udhëzimit të kryetarit Basha analiza e procesit zgjedhor të PD ka përfunduar tashmë në të gjitha degët dhe propozimet përfundimtare do ti përcillen kryetarit Basha.

Javën që vjen kryetari i PD prite të thërrasë kryesinë në të cilën do të diskutohet për këto propozime.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas