TIRANE- Shqiptarja.com zbardh sot shifrat krahasuese të rezultateve të Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 2011-ës dhe 2015-ës, për bashkitë në tre qarqet e mëdha, Tiranë, Durrës dhe Fier. Sipas udhëzimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, shpërndarë degëve lokale 3 javë më parë, secila prej tyre duhet të dorëzonte në selinë blu rezultatet e 3 zgjedhjeve të fundit, vendore dhe parlamentare, për kandidatët dhe këshilltarët.

Kjo do t’i shërbejë një procesi të thellë analize në PD, ku do të krahasohet rezultati i çdo qendre votimi. Në bazë të asaj që lexohet në grafikët krahasues të dy zgjedhjeve vendore, 2011 dhe 2015-ë, në votën për këshillin, diferencën më të thellë Partia Demokratike e ka në Bashkinë e Tiranës.