TIRANE- Në vitin 2014, rezulton se janë gjykuar nga Gjykatat e Shkallës së Parë 242 persona për veprën penale të korrupsionit, ndër të cilët janë dënuar, 195 zyrtar. Ndërkohë që nga Gjykatat e Apelit janë gjykuar 171 persona dhe janë dënuar 103 persona.

Shifra e dënimeve vjen përmes të dhënave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, sipas së cilës konstatohet një trend në rritje si në numrin e personave të gjykuar ashtu edhe në numrin e personave të dënuar nga të dy shkallët e gjyqësorit.

“Në vitin 2013 janë dënuar 154 persona (një rritje prej 21%). Në shkallën e dytë të gjykimit rezulton se në vitin 2013 janë gjykuar 126 persona (një rritje prej 1%), ndërkohë që në vitin 2012 janë dënuar 78 persona dhe në vitin 2013 janë dënuar 100 persona (një rritje prej 22%). Në vitin 2014 janë dënuar 195 persona në shkallën e parë të gjykimit (një rritje prej 23%)” thekson në analizë Ministria e Drejtësisë.