Analiza në Boston Herald/ Gazetari i njohur amerikan, Peter Lucas ironi me shpalljen 'non grata' të Berishës: Të gjithë po hyjnë nga kufiri meksikan, s'ka vend në Guantanamo

Analiza në Boston Herald/ Gazetari i njohur amerikan, Peter Lucas ironi me shpalljen 'non grata' të Berishës: Të gjithë po hyjnë nga kufiri meksikan, s'ka vend në Guantanamo

Sali Berisha

Në një shkrim të botuar nga prestigjiozja amerikane, Boston Herald, Peter Lucas, një gazetar dhe analist i njohur politik me prindër shqiptarë, i bën një analizë të thellë vendimit të marrë javën e kaluar nga Departamenti amerikan i Shtetit ku ish kryeministri dhe ish presidenti shqiptar, Sali Berisha shpallet persona non-grata, për shkak të akuzave që ngrihen ndaj tij për përfshirje në akte korruptive, veçanërisht gjatë kohës kur ai shërbente si kryeministër i vendit nga viti 2005 deri në vitin 2013.

Në analizën e tij, gazetari amerikan e përshkruan Berishën si një politikan, të cilin fillimisht, SHBA e konsideronte si një reformator dhe si një udhëheqës i cili do të bënte që vendi ta hidhte pas krahëve të shkuarën famëkeqe komuniste dhe të niste një rrugëtim të ri drejt një të ardhmeje të begatë dhe demokratike. Megjithatë, sipas analistit, Berisha, i cili edhe vetë kishte qenë një komunist, shumë shpejt u shfaq si një udhëheqës autoritar, i cili abuzoi me pushtetin e dhe pasuroi brenda një periudhë shumë të shkurtër veten, familjarët dhe miqtë e tij.

Shkrimi i plotë:

Persona non grata?

Nuk i lejohet hyrja në SHBA? Që kur kemi filluar t’u ndalojmë njerëzve të hyjnë në Amerikë? Kufiri ynë me Meksikën është i gjithi i hapur dhe shumë njerëz po hyjnë, qofshin ata non-grata apo jo.

Mjafton të shkojnë deri në kufi, të blejnë një kapelë bejsbolli të ekipit “Yankees”, të kalojnë një sektor të pa patrulluar të lumit Rio Grande me një fëmijë të marrë me qira në krahë dhe ja ku bëhen amerikanë pa dokumente.

Pasi mbërrijnë këtu, u ofrohen tri vakte në ditë dhe një shtrat, kujdes shëndetësor, shkollim, nëse e dëshirojnë, një celular falas, një biletë avioni falas për të shkuar në shtëpinë e tyre të re dhe disa para xhepi. Dhe nëse të gjitha këto shpenzime i paguan taksapaguesi amerikan, atëherë pse jo?

Por e gjitha kjo është në dëm të azilkërkuesve të ligjshëm apo emigrantëve të cilët presin radhën dhe zbatojnë rregullat.

Megjithatë, për habinë e shumëkujt, veçanërisht të ndjekësve të zhvillimeve në Evropë dhe Ballkan, javën e kaluar, Departamenti i Shtetit shpalli ish presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, 76 vjeç, i cili i përket një vendi anëtar të NATO-s, persona non grata.

Kjo do të thotë se ai nuk mund të hyjë më këtu, ndonëse në të shkuarën, kur ishte president, është pritur me krahë hapur.

Por kjo gjë ndodhi kur Berisha u bë lideri i parë demokrat i një vendi të vogël ish komunist në periudhën 1991-1992 dhe para se, në sytë e Departamentit të Shtetit, ai të rebelohej.

Ndërkohë që politikanët evropianë mund të jenë habitur nga ky zhvillim, të tjerë, të cilët e njohin situatën politike në Shqipëri dhe në Ballkan, nuk u habitën aspak. Reagimi i tyre ishte: “Mrekulli! Por pse e vonuat kaq shumë këtë vendim?”

Berisha tashmë ka 10 vite që nuk është më në pushtet.

Sipas vendimit në fjalë, as Berisha dhe as familjarët e tij nuk lejohet të hyjnë në SHBA për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për përfshirje në “akte të konsiderueshme korruptive” gjatë kohës kur ishte në pushtet, sipas Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken.

Sipas deklaratës së lëshuar nga sekretari Blinken, “në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Kjo më ngjan, pak a shumë, me atë që ndodh në Uashington çdo ditë.

Në mënyrë krejt ironike, njëherë e një kohë, Berisha është lavdëruar nga SHBA për faktin se konsiderohej si një reformator i cili po sillte ndryshime mjaft të rëndësishme në një vend i cili kishte qëndruar nën kthetrat e regjimit komunist për 40 vite me radhë.

Por ky vullnet i mirë nga ana e tij nuk zgjati shumë kohë, për vetë faktin se Berisha, i cili në të shkuarën kish qenë kirurg zemre dhe komunist, e pati të pamundur të zhdukte tiparet e autoritarit dhe të të korruptuarit, të cilat shfaqen në karakterin e çdo udhëheqësi komunist.

Unë jam i bindur për këtë. Shqipërinë e kam vizituar në vitin 1986, kur komunistët ishin ende në pushtet. Më pas vizitova dhe kryeqytetin e vendit, Tiranën dhe atje takova dhe shkrova për Berishën kur ai u “shkëput” me Partinë e Punës së Shqipërisë, duke qenë se kësaj partie po i vinte fundi, dhe shumë shpejt do të bëhej presidenti i parë i zgjedhur në një demokraci të re.

Ai fliste anglisht dhe thoshte ato që duhej të thoshte në lidhje me demokracinë. Ai sulmonte komunistët, ndonëse kishte qenë një i tillë edhe vetë. Berisha e bindi popullin dhe qeverinë amerikane se ai ishte njeriu i cili mund ta rrëzonte nga pushteti Partinë Komuniste. Ndërkohë, ai e konsideronte veten edhe si një admirues i madh i John F. Kennedy.

Por pasi erdhi në pushtet, abuzimet e tij ishin të panumërta. Ai, familja dhe miqtë e tij grumbulluan pasuri marramendëse, ashtu siç kishin bërë edhe shumë ish komunistë të tjerë në Ballkan, të cilët kishin ardhur në pushtet pas rënies së komunizmit.

Ndërkohë që Berisha mund të jetë shënjestruar nga Departamenti i Shtetit, e vërteta është se burgu i Guantanamos nuk është aq i madh sa për të futur në të të gjithë politikanët rebelë të Ballkanit të cilët u bënë të pasur brenda natës. Persona non-grata? Kjo gjë vlen vetëm për disa./ Tema

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi Tutit: 29/05/2021 11:07

    Pse kaq vone ? Jo veshtire per tu kuptuar...... Amerikanet priten reformimin e sitemit te drejtesise !! Me shpalljen " persona non grata",i eshte "blere bileta" Dosjes se Saliut,qe do te "fluturoje" Washington-Tirane,me adresuar "Organeve te reja te drejtesise" ! Ku te shkonte me pare "Dosja e shkrete" ?! Wait and see ! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Luani: 29/05/2021 10:25

    Te krijohet nga AMERIKANET nje vend ne Guadanamo per kete kriminel te lindur,super agjent te UDB-se, te Frances etj etj.Ky do te ishte shperblimi me i mire per 95 % te shqiptareve qe e duan ate ta shohin te pjekur ne hell,apo me nje hell qe ti hyje nga prapanica e ti dali nega goja!Te paguaje per te gjitha krimet qe ka bere kunder ketij vendi e ketij populli per 30 vjete me radhe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase