Analiza për 25 prillin/ Nis nesër faza e parë, në filter nga ‘armiqtë’ te aleatët e Bashës, formulari: Të identifikohen kush punoi kundër PD

Demokratët do ta nisin nga zbatuesit e ‘masakrës zgjedhore’ analizën e brendshme për zgjedhjet e 25 prillit. Në filtrin e tyre do të kalojë çdo person që bëri fushatë për socialistët e që në këndvështrimin e opozitarëve kreu krime zgjedhore. Me porosi të kryedemokratit Basha, këto persona duhet të identifikohet me emra dhe të paraqiten në raportin e analizës që nis ditën e nesërme në cdo grupseksion, seksion apo degë të PD. Për këtë arsye, një ditë pas mbledhjes së kryesisë, PD ka miratuar edhe formularin në bazë të së cilit do të bëhet analiza analitike.

Në pikën 5 të formularit, demokratëve u kërkohet të identifikojnë të gjitha fenomenet negative të përdorura nga kundërshtari politik, personat influent që kanë punuar kundër PD, niveli i angazhimit të tyre dhe format e përballjes.

Kjo do ti lehtësojë kupolës së PD vlerësimin e punës së secilit prej drejtuesve lokale të partisë, kontributi i të cilëve gjithashtu do të kalojë në filtrin e fazës së parë të analizës analitike, gjatë fazës së parë. Emrat e personave influentë që kanë kontribuar për PD-në, ndarja e zonave mes ekipit të kandidatëve, organizimi elektoral i fushatës, por edhe gjendja e strukturës së partisë do të jenë gjithashtu në fokus të analizës së detajuar të demokratëve. Filtrit nuk do ti shpëtojnë as aleatët, pasi formulari i kërkon drejtuesve lokalë të përcaktojnë se cila ka qenë vlera e shtuar e koalicionit për secilën zonë. Analiza analitike do të dorëzohet brenda datës 5 korrik, ndërsa faza e parë do të mbyllet 5 ditë më pas, kur të dhënat për çdo qark do ti dorëzohen kryesisë së Partisë Demokratike.

(Kliko këtu për formularin mbi bazë të të cilit do behet analiza)

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 21/06/2021 13:29

    po nese thua nga mengjesi deri ne darke qe ishte masaker elektorale atehere cpergjegjesi kerkon tek personat perkates....sipas kesaj logjikes se masakres cdo individ ka punuar shume mire apo jo ?....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)