ANALIZA/ Pse Putin vazhdon të flasë për Kosovën?

ANALIZA/ Pse Putin vazhdon të flasë për Kosovën?

Në orët e para të 24 shkurtit, Kremlini nisi një luftë të re në shkallë të gjerë m’u në zemër të Evropës. Imazhet nga periferitë e qyteteve të Ukrainës, ofrojnë panoramën e një skene kaotike:njerëz të mbuluar me batanije dhe të strehuar nëpër bodrume e pallateve, parulla patriotike të shkruara nëpër mure, klithma fëmijësh të traumatizuar.

Përballë një tmerri të tillë, është e natyrshme që këto krime t’i atribuohen një të çmenduri, një lideri të shkëputur krejtësisht nga realiteti. Fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin para pushtimit, ku ai shpalli hapur dëshirën e tij për të rikrijuar Bashkimin Sovjetik me pretendimin se ishte Vladimir Lenini ai që e shpiku Ukrainën, nuk e kundërshton këtë vlerësim,të paktën në pamje të parë.

Historia ka qenë prej kohësh “gjuha e luftës” e Putinit, mënyra e tij për të bërë analogji dhe justifikuar agresionet moderne të Rusisë. Gënjeshtrat e qeverisë ruse, se dhuna e saj aktuale kundër popullit ukrainas, është në fakt vetëm një operacion special për të “de-nazifikuar” Ukrainën, është thjesht një zgjatim i pretendimit të Kremlinit se pas revolucionit të Euromaidanit të viteve 2013-2014, në Kiev erdhën në pushtet “nazistët”.

Është e vështirë të pranohet se Kremlini i beson vërtet propagandës së tij, se presidenti hebre i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është një nazist. Për një narrativë më shpjeguese, që shfaq një lloj “logjike” në mënyrën e menduarit e Kremlinit, është më e dobishme të shqyrtohet një tjetër analogji historike shumë e përdorur për luftën e Rusisë kundër Ukrainës:Kosova dhe bombardimet e NATO-s në vitin 1999 në Jugosllavinë e atëhershme (Serbia plus Mali i Zi).

Mbrojtja e popullsisë vendase nga gjenocidi, ndalimi i një qeverie nacionaliste të dalë jashtë kontrollit, afirmimi i të drejtave të njeriut, parandalimi i mizorive të denja për nazistët:Këto ishin mesazhet thelbësore në fjalimin e Putinit në deklaratën e luftës së tij.

Ato pasqyrojnë qëllimisht argumentet e përdorura nga udhëheqësit e NATO-s, për bombardimin e Jugosllavisë më shumë se dy dekada më parë. Dhe kjo nuk është rastësi.

Në fjalimin e Putin më 21 shkurt, datë kur ai shpalli njohjen nga Rusia të Republikave Popullore të Luhanskut dhe Donjeckut, presidenti rus iu referua bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe mbështetjes për Kosovën si një pikë mbështetje dhe një justifikim. Sipas tij, NATO sajoi një gjenocid të rremë në Kosovë për të legjitimuar ndërhyrjen e saj; dhe tani ai po bën të njëjtën gjë. Ky paralelizëm, nuk kishte të bënte vetëm me sigurimin e precedentit, por edhe me dërgimin e një mesazhi:nëse Perëndimi mund të ri–caktojë kufijtë për Kosovën, atëherë ne rusët mund të ri–caktojmë kufijtë për Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën Lindore.

Analogjitë e Kremlinit që e krahasojnë Ukrainën Lindore me Kosovën, tregojnë se synimi i qeverisë ruse në Ukrainë, është rivendosja e arkitekturës së sigurisë të Luftës së Ftohtë, në mënyrë që Perëndimi të mos ketë më fuqinë ekskluzive për të ri–vizatuar kufijtë dhe për të ndryshuar regjimet.

Po ashtu, Moska synon të shkatërrojë supremacisë ideore të Perëndimit – tërheqjen e vlerave të tij nga vendet e tjera – duke pretenduar se ajo bazohet në pak më shumë sesa interesin vetjak dhe përfitimi. Kuptimi që ka Rusia mbi luftën 78-ditore të NATO-s kundër Serbisë, është krejtësisht i ndryshëm nga ai i shumë vendeve perëndimore, të cilat e shohin atë si një ndërhyrje humanitare që parandaloi, dhe madje ishte një përgjigje ndaj gjenocidit.

Nëse shihni portalin historik më të njohur në internetin rus, që financohet nga Kremlini, do të lexoni se kriza në Kosovë nuk u shkaktua nga nxitja e qëllimshme e tensioneve nacionaliste apo spastrimi etnik i shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve nga Slobodan Miloshevic.

Përkundrazi, sipas rusëve ajo u shkaktua nga Shtetet e Bashkuara, me mbështetjen e NATO-s dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat po shfrytëzonin dobësinë post-sovjetike të Rusisë dhe po e shkatërronin aleaten e saj të vjetër, Serbinë.

Rusia e ka parë prej kohësh Ballkanin, si pjesë të sferës së saj të ndikimit, dhe marrëdhëniet e saj vëllazërore me Serbinë, kanë qenë historikisht vendimtare për ushtrimin e pushtetit të saj në këtë rajon. Dhe ndonëse Rusia kontribuoi në një përpjekje ndërkombëtare për të dërguar paqeruajtës në Kosovë, ajo mbështeti hapur forcat jugosllave atje, dhe madje sulmoi aeroportin e Prishtinës, duke penguar uljen e avionëve të NATO-s.

Edhe pse taktikisht i pakuptimtë, ai akt ishte i pasur me simbolikë, duke transmetuar kundërshtimin e Rusisë ndaj politikë së NATO-s, dhe një dëshirë të ripërtërirë për të mbrojtur interesat e saj. Rusia i perceptoi veprimet e NATO-s si një poshtërim të qëllimshëm, dhe si një mohim të statusit të Rusisë në rajon dhe më gjerë.

Kjo pikëpamje është bërë më e rrënjosur gjatë 23 viteve të fundit, me Putinin që e përshkruan luftën si një akt të paligjshëm nga ana e NATO-s, e cila e poshtëroi qëllimisht Rusinë. Dhe nëse Kosova ishte pika më e ulët e dobësisë së Rusisë, me pushtimin e Ukrainës, ne jemi tani dëshmitarë të përmbysjes së situatës.

Pretendimet e pandërprera të Kremlinit për gjenocid në Donbass, dhe krijimi i një krize refugjatësh atje nëpërmjet korruptimit të banorëve të Donbass-it për të shkuar në Rusi, shihen si përpjekje për t’i bërë jehonë veprimeve të Perëndimit në Kosovë.

Kjo gjë mund të shihet edhe tek taktikat ushtarake të Kremlinit, me sulme në mbarë Ukrainën mbi objektiva infrastrukturore, civile dhe ushtarake, ashtu si edhe gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë. Kremlini i ka mëshuar prej kohësh, traumës kolektive kombëtare të shkaktuar nga shembja e Bashkimit Sovjetik, për ta paraqitur veten si hakmarrës i poshtërimeve të pësuara në të kaluarën.

Duke përdorur rastin e Kosovës në Ukrainë, Rusia po tregon (mbi të gjitha vetes), se është rikthyer në statusin e një fuqie së madhe, që po synon zhbëjë arkitekturen e sigurisë së pas Luftës së Ftohtë, drejt një rendi të ri botëror, në vend të rishikimit të rregullave aktuale.

Nëse, për Putinin, Jugosllavia ishte revolucioni i parë shumëngjyrësh, atëherë Ukraina mund të shihet si një revolucion rus, teksa ajo po të përpiqet ta zhbëjë Ukrainën si shtet, pa marrë parasysh dëmin që po i shkakton popullit apo strukturës shoqërore të këtij vendi.

Në 24 orët e para pas pushtimit, reagimi perëndimor ishte shumë i fortë. Që atëherë, Perëndimi ka ndërmarrë veprime drastike, duke vendosur sanksione kundër Bankës Qendrore të Rusisë, duke e përjashtuar shumicën e bankave ruse nga sistemi SËIFT, dhe duke i ofruar Ukrainës armë për mbrojtjen e saj.

Por është e vështirë të shihet se si këto masa mund të ndryshojnë situatën në terren, nëse vende perëndimore nuk i tregojnë Putinit, se janë të gatshëm të vendosin kundër tij masa që kanë kosto reale për interesat e tyre ekonomike, përfshirë një Plan Marshall dhe sekuestrimin e aseteve të lidhura me Kremlinin, dhe transferimin i tyre tek rezistenca ukrainase./ Nga Jade McGlynn, “Foreign Policy”/ Përshtati në Shqip Bota.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 06/03/2022 17:41

    Sepse e dëshiron Arin e Kosovës, pyetne agjentin e tij EKR ai do u tregon …!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të