Analiza vjetore e Policisë së Tiranës

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka zhvilluar dje Analizën vjetore të punës së saj. Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Policisë së Tiranës është shprehur se 12 vrasje kanë ndodhur vitin e kaluar, ose 11 vrasje më pak se në vitin 2014.

Në gjithë territorin e Tiranës janë referuar 12968 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar e dokumentuar 11619, ose 89%. Duke renditur gjithë shifrat e veprave penale të kryera dhe të zbuluara, si dhe aksionet e policisë për luftën ndaj paligjshmërisë dhe kriminalitetit, drejtori Ervin Hodaj e quajti vitin 2015 një vit suksesi. Gjithashtu, Hodaj vuri theksin te ulja e numrit të vrasjeve dhe zbulueshmëria e tyre 100 % gjatë vitit 2015.

Po ashtu, drejtori i policisë së Tiranës nuk la pa përmendur operacionet e Antidrogës, ku janë goditur grupet e shpërndarësve të lëndës narkotike në zonat më të frekuesntuara në kryeqytet. Nga të dhënat, tashmë të bëra publike, Hodaj tha se në 2015 është kapur një sasi e madhe kokaine kahasuar me vitin 2014, dhe më pak heroinë e kanabis sativa.

Sipas drejtorit, prioriteti i policisë së Tiranës vitin e kaluar ishte policimi në komunitet, i cili solli frytet e veta në parandalimin e shumë shkeljeve, si dhe identifikimin e autorëve të veprave të ndryshme penale. Hodaj theksoi më tej se këtë vit do të vazhdojë me intesitet lufta ndaj krimit të organizuar në fushën e trafiqeve e narkotikëve, krimeve të rënda ndaj jetës dhe pronës.  

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve