Analiza vjetore, ministri Tahiri:Lufta
kryesore dekriminalizimi i Policisë

TIRANË - Dekriminalizimi i Policisë së Shtetit ishte edhe kryefjala e ministrit të Brendshëm Saimir Tahir gjatë analizës vjetore me përfaqësuesit më të lartë të organeve ligjzbatuese në vend.

Ndër të tjera Tahiri shtoi se bashkëpunimi me Policinë, Prokurorinë, Shërbimit Informative dhe partnerët ndërkombëtarë është shumë domethënëse por që duhet të forcohet edhe në të ardhmen. 

“Duhet bashkërisht të analizojmë ecurinë e punës së përditshme gjatë vitit që kaloi duke e kthyer në një model të pasqyrës për çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Sot punonjësit e policisë që provojnë të jenë të korruptuar, askush më sipër nuk i mbron, se sot korrupsioni nuk është sistem që vjen nga lart.”-tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit, Artan Didi vetëm në vitin që lamë pas janë evidentuar rreth 31 mijë vepra penale, me një rritje 27 %, krahasuar me vitin 2013 dhe kjo rritje nuk tregon shtim të kriminalitetit, por rritjen e besimit të publikut te policia. 

“Luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, terrorizmit dhe krimeve të rënda nëpërmjet shtimit të koordinimit ndërinstitucional, zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve mësimore, sidomos të hetimeve proaktive. Shkëmbit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta ndërkombëtare.”- tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Të pranishëm në takim e sotëm ishin edhe shefi i Shërbimit Informativ shtetëror Visho Ajazi Lika, kryetar I komisionit të Sigurisë, Spartak Braho dhe përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Kosta Beluri. 
 
“Piramida e Policisë duhet kthyer me kokë poshtë. Ti kthejmë më shumë sytë për një raport më të drejtë të aksionit policor me punën parandaluese. Ende tek puna parandaluese ne duhet të kemi vend. Dinamikat nuk na kanë lënë kohë por tashmë bëjmë një bilanc, kemi shtrënguar rripat e krimit, rripat e shtetit dhe rripat tanë për të kthyer sytë nga puna parandaluese. Kam një merak që do ata them veproni më shpejtë me ata që i kemi quajtur sherifët e lagjeve e rajoneve. Duhet të organizojmë më mirë punën me ata që i quajmë punëtorë policie lagjesh ata janë thelbi i punës parandaluese. Ata janë në kontakt të përditshëm me njerëzit me shkeljet.”- tha Braho.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj