Edhe sivjet Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë përgjatë vitit ka licencuar një numër firmash private që pasi kanë ndërtuar HEC-e vendore, i kanë futur në prodhimin e energjisë elektrike si dhe tregtimin e saj.
Ndër to janë 17 kompani për tregtimin e energjisë elektrike, si shoqëria "Ayen Energy Trading", "En Ergy", "Spahiu Gjanc", "Enrel Hydro" për HEC-et Zerec 1 dhe 2; "M.T.C Energy" për HEC-n në Radovë, "Power wind energy", "Gjur Rec" për HEC-in Malla, "Albanian General Electricity", "Antix", "PTA", "SA'GA-MAT" me HEC-et "German 1", "German 2", "German 3" dhe "German 4", "Emikel", "EFT Albania", "Le trading Albania", "AXPO Albania", Hidropowr electric".
ERE licencoi 8 kompani për prodhimin e energjisë, mes të cilave dhe një për energjinë diellore, si "Marikaj" për HEC-in Bëne, "Enrel Hydro" për HEC-et Zerec 1 dhe 2; "M.T.C Energy" për HEC-n në Radovë, "Gurshpate Energy" per HEC-et Gurshpatë 1 dhe 2, "Gjur Rec" për HEC-in Malla, "Komp Energji" për HEC-et Hurdhas 1, 2, 3 me fuqi totale 4.21 Më, "SA'GA-MAT" me HEC-et "German 1, 2, 3, 4 me fuqi totale 4.98 MW.
Gjithashtu Bordi i ERT ka miratuar licencimin për kompaninë "UKKO" për prodhimin e energjisë nga impiantet diellore me fuqi 1 MW.
Si furnizues të kualifikuar këtë vit janë licencuar shoqëritë "Ayen Energy Trading", "Danske Commodities Albania", "GSA", "A&A GROUP", "EFT Albania", "AXPO Albania", "Power Elektrik Slabinjë", "Hidropowr electric", "NOA Energy trade".
Në muajin shkurt kaluan në pronësi të kompanisë turke "Kurum" 4 HEC-et e mesme, privatizuar në fillim të vitit 2013 dhe u rinovuan lejet e prodhimit dhe tregtimit të energjisë nga KESH-i. Në mars, Bordi i ERE-s i hoqi licencën "CEZ Trade Albania" për tregtim dhe furnizues i kualifikuar i energjisë dhe miratoi ndryshimin e emrit tregtar të shoqërisë "CEZ Shpërndarje" sh.a. Në muajin tetor u miratua transferimi i aksioneve nga CEZ, tek OSHEE, e cila u licencua për aktivitet në këtë sektor.
Në fillim të muajit nëntor bordi miratoi nisjen e shqyrtimit të kërkesave të KESH, OST dhe OSHEE për çmimet e reja për vitin 2015 si dhe procedurave për shqyrtimin e kerkesave per miratimin e planit të investimeve 2015 për të tre kompanitë publike.
Ndërkaq, Bordi i Komisionerëve të ERE-s ka nisur procedurat për licencimin e disa firmave private që kanë ndërtuar HEC-e vendorë si "Fatlum" nga Hidrocentrali "Perrollaj", "Dragobia Energy" për 2 HEC-e Ceremi dhe "Dragobia, për firma që kërkojnë të merren me tregtimin e energjisë si "Future Energy" si furnizues i kualifikuar i energjisë elektrike.
/m.m/