Analizë të thellë zgjedhjeve, PS
 nis evidentimin e “dembelëve”

Analizë të thellë zgjedhjeve, PS<br /> nis evidentimin e “dembelëve”
TIRANE- Partia Socialiste ka filluar punën në terren për kryerjen e analizës së plotë të saj për zgjedhjet që sapo kaluan. Deputetët dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare janë vendosur në bazë, ku bashkërisht me krahasimin e rezultatit me zgjedhjet e shkuara, do të evidentohen edhe personat që kanë përfituar pushtet nga Partia Socialiste, por që nuk kanë kontribuar në rezultatin zgjedhor të saj.

Në këtë mënyrë strukturat e partisë po përgatisin një material të detajuar analize për zgjedhjet e 21 qershorit, dhe këtë informacion, së bashku me evidentimin e personave jo aktivë, apo problemeve të tjera, do të dorëzohen në selinë qendrore të PS-së.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi