Anan në bisedime me Sirinë

Anan në bisedime me Sirinë
DAMASK- Anan ka udhëtuar drejt Damaskut për të biseduar me zyrtarët sirianë, përfshirë edhe presidentin Asad. Monitoruesit e Kombeve të Bashkuara i kanë raportuar Këshillit të Sigurimit për 49 fëmijë të vrarë, ashtu si edhe 34 gra, në mesin e viktimave të Houlas. Ata kanë thënë se shumica janë vrarë nga artileria dhe predhat e tankeve, të cilat i posedojnë vetëm forcat qeveritare. “Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë dënuar në termat më të fuqishëm vrasjet e konfirmuara nga vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara të dhjetëra burrave, grave dhe fëmijëve, si dhe plagosjen e qindra të tjerëve në fshatin Houla pranë Homsit, nga sulmet që kanë përfshirë artileritë dhe predhat e qeverisë në lagjen e banimit” ka thënë zëvendësambasadori i Azerbajxhanit në OKB, Tofig Musajev. I dërguari i Sirisë në Kombet e Bashkuara, Bashar Jafari, tha se akuzat për përgjegjësi të qeverisë janë pjesë e gënjeshtrave kundër Damaskut, i cili ka fajësuar terroristët për masakrën. Në Damask, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm të Sirisë, Xhihad al-Makdeshi, ka akuzuar luftëtarët e opozitës për kryerjen e masakrës në Houla, duke përdorur mortaja dhe raketa anti-tank. Ai po ashtu ka thënë se ngjarja do të hetohet nga një komision ushtarak i Sirisë. Organizata Human Rights Ëatch ka kërkuar nga ekspertët e OKB-së të hetojnë masakrën e Houlas, duke cilësuar se komisioni ushtarak i Sirisë nuk mund ta hetojë në mënyrë të besueshme krimin e tmerrshëm.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot