KAJRO - Një gazetare holandeze është përdhunuar nga disa persona në sheshin Tahrir të Kajros, ku qindra mijë protestues i bëjnë thirrje presidentit Mohammed Morsi të japë dorëheqjen. Lajmi vjen në një kohë që ushtria i dha një ultimatum 48-orësh për largim presidentit, por që nuk u pranua nga ky i fundit.

Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur është përdhunuar nga disa persona që e quajnë veten e tyre revolucionarë. Kjo që ndodhi, sjell në kujtesë rrahjen dhe përdhunimin e gazetares Lara Logan në vitin 2011.

Spitali shtetëror lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se gruaja është dhunuar nga 5 burra dhe u shtrua në spital disa ditë më parë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, ajo la spitalin. Po këtë mëngjes, organizatat e ndryshme kanë bërë të ditur se të paktën 43 vajza dhe gra janë dhunuar ditët e fundit.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)