TIRANE-Mëkat që vetëm 1500 veta mundën të shijojnë koncertin live të këngëtares amerikane Anastacia. Koncerti është zhvilluar në ambientet e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, ku vetëm një pjesë e vogël e tij është shfrytëzuar për realizimin e këtij koncert.
Nuk dihet nëse në pjesëmarrjen e vogël të njerëzve ka ndikuar çmimi i biletës apo ndoshta jehona jo e madhe mediatike për ardhjen e saj, megjithatë Anastacia ka arritur që me vokalin dhe interpretimin e saj të argëtojë dhe pranishmit.
Nga mbi 7000 spektatorë që kishin parashikuar organizatorët si pjesëmarrës, nisur nga emri i këngëtares amerikane, por edhe i fansave të saj në Shqipëri, realisht të pranishëm ishin diku tek 1500.
Shifra e dobët e pjesëmarrjes e bën koncertin të dështuar. Kjo për faktin se një këngëtare me famë globale dhe me një repertor të shkëlqyer muzikor e me fansa në mbarë botën, kudo pritet në mënyrë madhështore, ndërsa vetëm në Shqipëri iu rezervua një atmosferë e vakët, si një aktivitet në nivel lokal. “Braktisja” e Anastacia-s në “Qemal Stafa”, është produkt i drejtpërdrejtë i marketingut të dobët që iu bë një aktiviteti jo të zakontë për vendin tonë.
Aq më tepër kur një yll i muzikës amerikane dhe me famë të jashtëzakonshme në mbarë botën, vjen për herë të parë në Shqipëri. Çfarë mungoi? Ishte fushata e dobët publicitare e qeverisë që i dha koncertit të Anastacias perspektivën e një koncerti dytësor.
/Shqiptarja.com

FOTO
por e ndjekin vetëm 1500 veta">