Anastas Angjeli: 2012-a
një vit i vështirë

Anastas Angjeli: 2012-a<br />një vit i vështirë
TIRANE- Era e ringritjes nuk do të "fryjë" në ekonominë shqiptare as në vitin 2012. Përkundrazi, ekspertët besojnë se viti që është në prag do të vijë më i vështirë dhe më sfidues. Anastas Angjeli, anëtar i Akademisë së Shkencave, sugjeron që qeveria të ndërmarrë një manovër financiare të ngjashme me ato të Greqisë dhe Italisë, me qëllim uljen e borxhit publik. Duke folur për median, Angjeli tha dje se beson që  Shqipëria nuk mund të ngelet jashtë vorbullës së krizës ekonomike që ka pllakosur në Europë dhe vitin e ardhshëm ritmet e rritjes ekonomike do të jenë edhe më të ulëta.

Nga ana e tij, pedagogu dhe eksperti i ekonomisë Koço Broka tha se kuadri ekonomik i Shqipërisë është mjaft kompleks dhe shumica e treguesve diktojnë një qasje të kujdesshme ndaj vitit të ardhshëm. Informacioni i fundit për prodhimin kombëtar i takon 3-mujorit të parë të këtij viti, kur ekonomia shqiptare, sipas INSTAT-it, u rrit me 3.4%. Më tej, performanca ekonomike e vendit ngelet e paqartë, por të dhënat e tërthorta nuk transmetojnë optimizëm. Kto deklarata bien ndesh me optimizmin, e shprehur dje në konferencën e shtypit të fundvitit nga kreu i Financave. Sipas ministrit Bode, rritja ekonomike e vendit për këtë vit do të jetë në masën 3.9 për qind, ndërsa në vitin 2012 parashikohet të jetë, madje, edhe më e lartë: 4.3 për qind.

Sipas Bodes, ritmet më të ulëta të rritjes ekonomike po shkaktohen nga ndikimi i krizës. Duke patur parasysh se buxheti i vitit 2012 është konservator, Bode la të hapur mundësinë për rishikim në muajin korrik, por, siç theksoi ai, ky rishikim do të jetë pozitiv, pra në rritje. Vitet e fundit vazhdimisht përfaqësuesit e qeverisë janë gabuar në vlerësimet e tyre të ritmeve të rritjes së ekonomisë, megjithatë saktësia e shifrave është vështirë të verifikohet, në momentin kur edhe INSTAT-i vonon shumë apo fsheh të dhëna si shifrat e PBB-së tremujore.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore