Anbeta Toromani: Oni Pustina
më vodhi 187 milionë lekë

Anbeta Toromani: Oni Pustina <br />më vodhi  187 milionë lekë
Balerina e mirënjohur shqiptare, Anbeta Toromani duket se ka humbur përsëri kundrejtë ish të dashurit të saj, modelit Fatjon Pustina. Ka qenë Gjykata e Apelit, e cila ka lenë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Pas një odiseje të gjatë gjyqesh balerina e njohur shqiptare e cila jeton prej 10 vitesh në Itali, është shprehur për herë të parë publikisht se ndihet e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare. Në një konferencë për shtyp, Toromani pohon se asaj i është vjedhur një shumë prej 187 milion lekësh, nga Oni Pustina. Sipas saj, ai e ka bërë këtë gjë me anë të prokure të rreme në prani të një noteri, të cilin balerina e ka hedhur në gjyq. Gjatë daljes së saj të parë në media pas tre vjetësh, Toromani i bën apel Presidentit të Republikës, Kryeministrit të vendit, si dhe të gjitha organeve të drejtësisë shqiptare , që ta ndihmojnë në këtë çështje të sajën. “ Nëse gjërat nuk ecin ashtu siç duhet do të shihni një tjetër Anbetë”, ka thenë balerina e mirëjohur shqiptare, që mesa duket do të ketë një luftë të gjatë me drejtësinë dhe ish të dashurin e saj modelin, Oni Pustina.

Pse jeni përballë mediave sot?

Shkaku i këtij reagimi të shpejt dhe spontan vjen pas seancës së djeshme gjyqësore në Gjykatën e Apelit. Do doja shumë ta bëja këtë konferencë për një spektakël apo diçka tjetë të këtij lloji meqë jemi dhe në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, por nuk është ky rasti dhe për këtë më vjen shumë keq. Është hera e parë që unë dhe familja ime përballemi me drejtësinë shqiptare, dhe me gjithë respektin që kam për të mund të them që në në këto momente ndihem shumë e zhgënjyer. Kjo për të gjitha vendimet absurde që janë marr kundrejtë meje.

Na tregoni diçka më shumë?

Është një prokurë e datës 15.10.2009, ku sipas të cilës unë kam qenë në Shqipëri përpara një noteri, i cili quhet Xhevat Hamzai, ku ka deklaruar në gjyktar se unë kam qenë në zyrën e tij dhe kam firmosur këtë prokurë. Dua të them që në bazë të kësaj prokure mua më është vjedhur një shumë e madhe lekësh, si dhe investimet e mira në Tiranë. Megjithatë dua të sqarojë nga Gjykata nuk u morrën parasysh as provat që kisha sjellë me vete. Përveç provave të policisë së kufirit, të cilat thonë se “ në bazë të kërkesës së bërë nga paditësja Anbeta Toromani”, nuk ka qenë në Shqipëri në 15.10.2009 kur është hartuar prokura. Në seancën e djeshme unë kam sjell edhe një vërtetim nga administratorët si dhe nga producentja e “Amici”, ku unë punojë. Jo vetëm kaq por kjo bazohet edhe në kontributet e mia, sepse në Itali ne paguhemi përditë, por edhe këto prova dhe fakte nuk u morën parasysh, duke i dhënë të drejtë personit tjetër. Dua të theksoj gjithashtu që unë kam bërë edhe një kallëzim penal edhe kundrejtë z. Hamzai.

Çfarë masash të tjera do të merrni?

Do ta ankimojë cështjen në Gjykatën e Lartë. Por doja të thoja se jetojë në Itali prej 10 vitesh dhe kjo është hera e parë që zgjedh të flas pas 3 vjetësh për këtë çështje, pasi ndihem shumë e zhgënjyer. Unë do të kisha arritur kurrë të isha këtu, nëse nuk do të kisha të drjetë, dhe këtë nuk e them se jam unë, por sepse janë faktet ato që vërtetojnë diçka të tillë. Nuk dua ti mbush mendjen askujt që jam perfekte, por dua të them që më është cënuar një e drejtë e imja ndaj dhe si fillim flas si qytetare, pastaj si Anbetë. Në raporte humane kur dy njerëz ndahen ose nuk kanë raporte të mira shoqërore, si mundet që ky njeriu në këtë rast unë, ti fal apo ti dhuroj të ardhurat e mia pa marr asgjë mbrapsht.

Për cfarë shumë bëhet fjalë?

Për një shumë të madhe lekësh rreth 187 milion lekë të vjetra, të cilat zotëria në fjalë pretendon që mi ka paguar. Por unë e di mirë sesa janë të ardhurat e tij. Për 5 vjet rresht atë e kam mbajtur unë, ndaj dhe dua ti bëj një pyetje publikisht, se si mi ka dhënë ato lekë. Kur ke një shumë mbi 3 milion lekësh ato kalojnë automatikisht në bankë dhe në llogarinë time bankare, nuk ka kaluar asnjë qindarkë. Në këtë pozitë në të cilën ndodhem dhe përmes mediave, unë dua ti bëj një apel Presidentit të Republikës, Kryeministrit të vendit, Ministrit të Drejtësisë, të më ndihmojnë në këtë çështje që unë kam aktualisht.

Kur ka përfunduar lidhja juaj?

Lidhja jonë ka përfunduar në shtator të vitit 2009. Por në këtë kohë zotëria në fjalë luante rolin e të dëshpëruarit, kishte mundësi të mendonte në të njëjtën kohë sesi të bënte të tilla gjëra.

Mendoni se e ka bërë këtë gjë për inat?

Arsyet e tij janë e gjëja e fundit që më shkon në mendje tani.

E latë ju apo ju la ai?
Ç’rëndësi ka kjo gjë. Mendoj se nuk është momenti i duhur për të bërë thashetheme. Nëse do doja të bëja thashetheme, ato mund ti kisha bërë tre vjet më parë. Tani nuk mendoj që ka rëndësi se kush e la njëri-tjetrin.

Keni kontaktuar me Oni Pustinën, gjatë këtyre te viteve?
Nuk kam kontaktuar asnjëherë me të.

Cilat do të jenë projeket tuaja artistike në Itali?
Projektet verore nuk do të jenë të shumta, pasi dhe Italia po e ndjen krizën ekonomike, ashtu si shumë vende të tjera të botës.

Keni në plan të riktheheni në Shqipëri, me ndonjë projekt artistik?
Është një plan shumë i bukur, por nuk do doja ta zbuloja për shumë arsye.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ekipi i Trump-it goditet nga hakerat, Harris përqëndrohet tek ekonomia! Si po ecën fushata për Presidencën në SHBA

Ekipi i Trump-it goditet nga hakerat, Harris përqëndrohet tek ekonomia! Si po ecën fushata për Presidencën në SHBA