Anceloti: "BBC" nuk preket 
nuk ndryshojmë identitetin e Realit

Anceloti: "BBC" nuk preket <br />nuk ndryshojmë identitetin e Realit
Sonte do të mësohen dy çerekfinalistet e para të Champions League. Reali Madridit pret Schalke në “Santiago Bernabeu” në një atmosferë ndoshta më të keqen e viteve të fundit. Reali thuajse është i kualifikuar pas ndeshjes së parë, e cila përfundoi 0-2 për spanjollët në Gjermani. Trajneri i Realit, Anceloti shprehet optimist se pas humbjes me Bilbaon në kampionat ku lëshoi edhe kreun, ekipi do të rikthehet sonte te fitorja bindëse.

“Kur një skuadër nuk arrin të marrë rezultatet e duhura, dihet që përgjegjësia është e trajnerit 100%, ndërsa kur fiton nuk ka asnjë meritë. Megjithatë unë besoj se sot do të rikthehemi te fitorja dhe për këtë kërkoj edhe mbështetjen e tifozëve për të kaluar këtë moment negativ që po kalojmë. Duhet të bëjmë kujdes përballë Schales se ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi kemi edhe 90’ për të zhvilluar”.

Më pas italiani në drejtimin e Realit është ndalur edhe te shterpësia e treshes Ronaldo, Bale, Benzema dhe ndeshja vendimtare me Barcelonën. “Ronaldo, Bale dhe Benzema mbeten të padiskutueshëm. Rënia e skuadrës është në nivel të përgjithshëm dhe nuk ka lidhje vetëm me këta 3 lojtarë. E gjithë skuadra nuk po e ndihmon sa duhet fazën sulmuese. Ne nuk do ndryshojmë identitetin.

Ndeshja në "Camp Nou" do të jetë shumë e rëndësishme për ne, por më parë duhet të marrim atë që kërkojmë ndaj Shalkes në Champions dhe me Levanten” deklaroi ai. Ndërsa në krahun tjetër ka folur për mediat edhe Di Matteo, që ende nuk i ka humbur shpresat për kualifikim duke tentuar që të përfitojë nga momenti negativ i Realit. “Për t’u kualifikuar duhet që ne të jemi në ditën tonë më të mirë dhe të shpresojë që Reali të mos shfaq formën e tij më të mirë.

Skuadrat motivohen dyfish në Champions League. Nuk e di nëse eksperienca ime mund ta ndihmojë Schalken"tha ai. Në ndeshjen tjetër mes Portos dhe Baselit, shanset që të kalojë më tej i ka më të shumta Porto, pasi luan në shtëpi, por nuk mund të përjashtohet surpriza e zviceranëve. Ndërsa nesër do të zhvillohen Bayern- Shaktar dhe Chelsea-Paris Saint Germain.


Shkrimi u botua në gazeten shqiptarja.com

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni