Ancelotti: Reali i Madridit, detyrim
ta fitojmë Botërorin e Klubeve

Ancelotti: Reali i Madridit, detyrim<br />ta fitojmë Botërorin e Klubeve
Pas fitores së thellë me rezultatin 1-4 përballë Almerias, Reali i Madridit vazhdon i qetë në krye të klasifikimit në kampionatin spanjoll. Golat për Realin u shënuan nga ISCO, Bale dhe Ronaldo dy herë. Portugezi ngjitet në kuotën e 25 golave, 3 më pak se Mesi për rekordin e golave të shënuar pas përfundimit të fazës së parë, që pritet të arrihet dhe parakalohet në vazhdim.

Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti do të niset drejt Marokut për botërorin e klubeve me rekordin e 20 fitore radhazi, që është edhe rekordi absolut në historinë e futbollit spanjoll. Realit i duhet edhe 5 suksese radhazi, për të thyer rekordin Guinness që mbahet nga skuadra braziliane Coritiba, me 24 fitore të njëpasnjëshme.

Tekniku italian përsa i përket Botërorit të Klubeve shprehet se “Çdo garë ku ne luajmë mundohemi ta fitojmë. Atmosfera dhe gjendja janë të mira për ta fituar Kupën e Botës për klube. Ky është momenti ynë” tha ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)