Ashtu edhe siç pritej gjigantët belg të Anderlecht kanë fituar pa problem ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League ndaj Laçit. Belgët e drejtuar nga Kompany nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren në Elbasan dhe në fund triumfuan 3-0 duke hipotekuar kalimin në play-off të Conference League. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Bruksel por Laçit i duhet më shumë se një mrekulli për të nxjerrë jashtë Anderlecht.
Belgët shënuan dy here në pjesën e parë me Delcroix dhe Hoedt dhe në pjesën e dytë e tundi rrjetën edhe Refaelov./Përgatiti Andi Kapxhiu