'Andrà tutto bene', Meta me ambasadorin italian Bucci: Të bashkuar do ia dalim ndaj pandemisë

'Andrà tutto bene', Meta me ambasadorin italian Bucci: Të bashkuar do ia dalim ndaj pandemisë

Fabrizio Bucci dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, gjatë një bisedimi me ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci, vlerësoi rolin e Italisë si një partner i pazëvendësueshëm dhe strategjik për Shqipërinë, ndërsa shprehu bindjen se të dy vendet do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin për t'ia dalë me pandeminë dhe se ky virus do i bashkojë edhe më shumë dy popujt.

Gjithashtu presidenti falenderoi ambasadorin Bucci për ndihmën e madhe financiarë që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat. Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID, E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Andrà tutto bene", shkruan Meta në Facebook

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare