Zëvendësdrejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, të cilin Presidenti i SHBA Donald Trump akuzoi vazhdimisht për anshmërinë politike, ka dhënë dorëheqjen.

Andrew McCabe u detyrua të japë dorëheqjen përpara datës zyrtare të daljes në pension në mars.

Është raportuar gjithashtu javën e kaluar se presidenti e kishte pyetur z. McCabe gjatë një takimi të Zyrës Ovale se për cilin kishte votuar gjatë zgjedhjeve.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha në konferencën ditore të shtypit: “Kjo gjë nuk ka ndodhur pasi presidenti nuk ishte pjesë e këtij procesi vendimmarrës”.

Z. McCabe shkurtimisht u bë drejtori i FBI-së në majin e kaluar pasi Z. Trump shkarkoi shefin e saj të mëparshëm, James Comey.

Z. Comey kishte mbikëqyrur hetimin e zyrës për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Z. Trump më në fund nominoi Christopher Wray si drejtor i ri i FBI-së, dhe ai u konfirmua nga Senati në gusht.

Z. Wray kohët e fundit kërcënoi të jepte dorëheqjen pasi u vu nën presion nga Prokurori i Përgjithshëm Jeff Session.

Z. McCabe, 49 vjeç, i cili pritej të largohej në fillim të vitit 2018, pasi dilte në pension, zgjodhi të largohej tani dhe po largohet përpara datës zyrtare të daljes në pension.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com