TIRANE - Gjyqtari i Shkodrës Andri Ymeri dhe avokati Ndrek Ruka, që dyshohet se i kanë marrë një qytetari një shumë prej 2 mijë euro në këmbim të lirimit nga burgu, kanë qënë nën hetim që prej fillimit të muajit nëntor të këtij viti.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se materiali i emisionit “Fiks Fare” nuk është marrë si provë materiale, pasi më herët ata kanë kryer përgjimet dhe kanë pyetur shumë persona, në llogari të këtij hetimi.