Një 49 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkomëtar nga Britania e Madhe ku ishte dënuar si anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës, mbajtja, blerjen, shitjen, dhe transferimin e produkteve të veprës penale.
Në pranga ka rënë 49 vjeçar i identifikuar si Merenglen Canil dhe pritet ekstradimi i tij drejt Britanisë së Madhe ku do të të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata britanike.
Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës", dhe "Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale", parashikuar nga Kodi Penal Britanik.