Anëtarësimi i Malit të Zi në Nato,
Rusia përgjigjet me sanksione 

Anëtarësimi i Malit të Zi në Nato,<br />Rusia përgjigjet me sanksione 
Mali i Zi miraton këtë të premte anëtarësimin në Aleancën Euroatlantike, vendim i cili është kundërshtuar nga Rusia e cila mund të përgjigjet me sanksione ekonomike
Parlamenti pritet të ratifikojë vendimin për t’iu bashkuar Nato-s, një lëvizje që është mjaft kontradiktore edhe vetë brenda vendit dhe që ka zemëruar Moskës, e cila ndaloi importet e verës nga Mali i Zi, megjithëse arsyeja ishte problemet sanitare.

“Ky është një moment historik për Malin e Zi. Unë do të jem atje me të gjithë qeverinë”, u shpreh kryeministri Markovic. Kujtojmë se anëtarësimi në NATO vazhdon të jetë tejet kontradiktor në vendin e vogël ballkanik, i cili shpalli pavarësinë vetëm në vitin 2006.

Mali i Zi nisi procesin për t’iu bashkuar Aleances në vitin 2009, një dekadë pasi kjo aleancë e bombardoi për tre muaj gjatë luftës në Kosovë. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike