Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja holandeze nga Shkodra: Po studiojmë raport-progresin e KE

Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, e pyetur nëse Shqipëria, për Holandën i ka plotësuar kriteret për t'u integruar në BE, tha se po studiohet raporti i komisionit europian dhe më pas mund të japë një përgjigje. Holanda është një vend që i ka thënë disa herë “Jo” Shqipërisë për nisjen e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe nuk dihet se cila do të jetë përgjigjia e rradhës.

"Holanda në këtë moment është duke studiuar raportin që ka dërguar komisioni  europian për progresin e Shqipërisë. Rastet mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ka bashkëpunim. Bashkëpunimi është fuqizuar", tha ajo.

Nga një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shkodër, ambasadorja holandeze foli edhe për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore duke thënë se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.

"Trafikimi është një problem që ndodh në të gjitha vendet e botës përfshirë këtu dhe Hollandën. Hapi i parë për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore është të fillojmë të flasim për të. Është shpesh një temë e ndjeshme dhe e vështirë të flasësh për të. Dhe meqë për këtë lloj çështje është e vështirë të flitet në mënyrë normale ne kemi bashkëpunuar me qendrën tirana art për të filluar të përdorim artin si një mënyrë për të filluar diskutimin rreth kësaj çështje.

Edhe megjithëse ne i kemi përdorur format e artit sërish është kaq e vështirë për të folur në mënyrë të hapur për këtë çështje. Unë shpresoj që ne do të vazhdojmë të përpiqemi të gjejmë mënyra për të komunikuar dhe për ta mbajtur hapur çështjen e trafikimit dhe për të kapur sinjale sepse të gjitha vajzat e trafikuara të dëgjohen dhe të mos fajësohen për atë që u ka ndodhur. Mesazhi im është që nëse dëgjopni apo shihni diçka që nuk shkon është mirë që të flasin me dikë që i besojnë në mënyrë që të mos jetë vonë. Të mgjithë hallkat të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në mënyrë që pandëshkueshmëria të mos jetë realitet. Është detyra e të gjithëve ne, komuniteti,k institucionet, ju, të gjiuthë e kemi për të detyrë të japim një dorë për ta ndaluar këtë fenomen", tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja