Ministri Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim me studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” për përfshirjen e të rinjve në rrugën e anëtarësimit të vendit në BE.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thotë se të rinjtë janë “fytyra e Shqipërisë moderne” dhe energjia që mban gjallë dhe çon përpara procesin.
“Nuk do të lodhemi së përsërituri: anëtarësimi në BE nuk është thjesht një proces teknik negociatash, por një transformim i thellë që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, në arsim më cilësor dhe më të hapur ndaj botës, në një sistem drejtësie më të fortë e të drejtë, në më shumë mundësi në tregun e punës dhe në standarde më të larta jetese, për një Shqipëri më të zhvilluar dhe më të begatë”, shkruan Hoxha.
Ministri shton se anëtarësimi në BE do të sillte më shumë mundësi për të rinjtë për punësim, arsim e zhvillim, sistem më të zhvilluar drejtësie dhe standarde më të larta jetese.
”E ardhmja evropiane e Shqipërisë është projekti ynë i përbashkët politik e shoqëror. Të rinjtë, ashtu siç u vunë në vijën e parë 36 vite më parë për të përmbysur diktaturën, kanë sot një rol kyç për ta çuar vendin përpara, në vijën e parë të ndërtimit të Shqipërisë evropiane dhe realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030“, thotë Hoxha.
"BE dhe Ti: Evropa fillon këtu" ????
— Ferit Hoxha?? (@HoxhaFer) May 6, 2026
Në #Shkodër, në ndalesën e rradhës, për një bashkëbisedim të hapur dhe frymëzues me studentët e #Universitetit “Luigj Gurakuqi”, mbi rolin dhe kontributin që secili prej nesh mund dhe duhet të japë në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në… pic.twitter.com/2KWc5clmu2
Komente











