TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë, në prokurorinë e Tiranës ka mbyllur dje procedurën e pyetjes së anëtarëve të komisionit në ministrinë e Financave, që u ngarkua për shqyrtimin e ofertave për marjen e kredisë prej 230 milion eurove. E fundit që është marrë në pyetje ka qenë një grua, e cila përballë prokurovë të dosjes ka deklaruar se kredia sindikale prej 230 mln eurove, e marrë nga Ministria e Financave është miratuar nga qeveria dhe më pas është votuar në Kuvend.
/Shqiptarja.com












